Halli i humbjes së afërt e bën qesharak deri në dhimbje!

Nga Bardh SPAHIA

Halli i humbjes së afërt, e bën qesharak deri në dhimbje. Piktori-kryeministër po zvarritet në perëndim të pushtetit të tij. Shqiptarët e kanë parë në gati 8 vjet, se si ka pasuruar, edhe në emergjencë tërmeti e Covid-19, grupin e ngushtë të njerëzve pranë tij.

I mbetur i vetëm e i injoruar, po takon dy ditë rresht, ata që i ka vënë në rresht, prej ditës kur i shërbyen si fasadë, për teatrin që e quan parlament.

Ka ardhur koha të paguajë faturën e varfërimit e zbehjes së shpresës, të depresionit që ngjall me cdo veprim! Po spërdridhet të përfitojë nga ndihma e kushtueshme e atyre që bërtasin për demokraci!

Prandaj po kërkon marrëveshje, për të prishur marrëveshjen e besimit të 5 qershorit, edhe pse nën investim ndërkombëtar! Ka gjithcka në dorë dhe prapë ka frikë! Lum kush di dhe e ka mundësinë të ikë me dinjitet! Ky do ikë duke u zvarritur.

Artikulli paraprakOpozita e Bashkuar: Teoria e “faktit të kryer” që zhbën Marrëveshjen e 5 Qershorit, akt i rrezikshëm që destabilizon vendin
Artikulli tjetërOrganizata e Studentëve në Gjermani kundër zgjedhjeve të manipuluara në universitete! Letër ministres Shahini