“Hakmarrja për Drejtësi”, 4 skafe me drogë për çdo natë

Trafiku i drogës nga Vlora drejt Italisë bëhet edhe nga organizata terroriste, “Hakmarrja për Drejtësi”. Një ditë më parë, ish-Kryeministri Berisha publikoi mesazhet e dy qytetarëve nga Vlora, të cilët e informonin se, anëtarët e organizatës “Hakmarrja për Drejtësi” dërgojnë nga 3-4 ngarkesa me drogë për çdo natë në Itali. Qytetarët nga Vlora shkruanin se, janë më shumë se 40 të zhdukur në det për drogën. Sipas këtyre denoncimeve që Berisha ka postuar në Facebook, policia fsheh rastet e njerëzve të zhdukur në det, ndërsa mbron trafikantët e drogës. Denoncuesit, të cilët i janë drejtuar me mesazhe ish-Kryeministrit Berisha flasin me emra dhe me shifra rreth asaj çfarë ndodh në det me trafikun e drogës drejt Italisë.
Në Vlorë, Roland Shyti, nipi i Hajredin Shytit nis të paktën tre-katër gomone në natë drejt brigjeve. Jo vetëm kaq, por ai mbrohet nga policia. Rama u ofroi shqiptarëve, kanabisin dhe vdekjen vetëm e vetëm për të pasuruar oborrtarët e tij me 30% që u merrnin trafikantëve. Janë lekë që do të sponsorizojnë fushatën e 2017. Është e thjeshtë, vetëm sasinë e kanabisit që është kapur të llogarisim 30%, ndërsa sasia e pakapur që është futur në Itali e Greqi është shumë herë më e madhe. Sasia e drogës që kapet, shitet sërisht nga drejtorët e Policisë së Shtetit. Ndaj nuk ka asnjë procesverbal për drogën e asgjësuar, ndërsa Prokuroria nuk njoftohet të jetë prezent kur “gjoja e asgjësojnë”.
Shqetësimin për rritjen e këtij trafiku e kanë shprehur ditët e fundit vetë zyrtarët e lartë të agjencive ligjzbatuese italiane. Prokurori i Përgjithshëm i Antimafias italiane, Franko Roberti dha sërish alarmin për trafikun e drogës nga Shqipëria. Gjatë një takimi në Romë para tre ditësh, kreu i Antimafias italiane foli për tonelata ngarkesash që, sipas tij, mbërrijnë në brigjet e Pulias, kryesisht në Leçe dhe Bari nga Shqipëria dhe që transportohen me gomone. Franco Roberti deklaroi se, tonelata me kanabis po zbarkojnë gjithnjë e më tepër në rajonet e Puglias dhe Kalabrisë. “Kemi parë që trafiku i drogës nga Shqipëria drejt Kalabrisë dhe Puglias është rritur ndjeshëm. Flasim për tonelata dhe pikërisht disa ditë para se të shkonim në Tiranë, është sekuestruar një ton drogë në Puglia. Në takim u diskutua për këtë çështje, nga ky zbulim, por prej kohësh kemi verifikuar se trafiqet janë rritur ndjeshëm”, tha Roberti.

Artikulli paraprakAgron Duka: Pa qeveri teknike më 18 qershor nuk ka zgjedhje
Artikulli tjetër“Shiko mos të kapin mallin”, zbardhen përgjimet e Balilit