Grabitet banka në Kavajë pas zaptimit të bashkisë nga “Rilindasit”

Një bankë është sulmuar dhe grabitur gjatë natës në qytetin e Kavajës. Grabitësit kanë shpërthyer derën me eksploziv dhe kanë arritur të hyjnë brenda duke marrë 10 milionë lekë. Gjithçka ka ndodhur pas zaptimit me dhune te bashkise nga rilindasit.

Autorët e grabitjes nuk janë identifikuar. Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbulimin e autorëve.

Policia e Kavajës njoftoi se ka marrë në pyetje disa persona për grabitjen që ndodhi në orët e para të mëngjesit, në Kavajë, ku është vjedhur një bankomat i një banke të nivelit të dytë. Sipas Policisë, është grabitur një sasi e vogël lekësh, ndërkohë që ishte raportuar nga burime të tjera për vjedhjen e 1 milion lekëve të reja. Po ashtu, kamerat e sigurisë kanë regjistruar afrimin e një makine pranë bankomatit me dy persona në të.

Policia tha se shërbimet e saj kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet për identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet për identifikimin e autorëve, administrimin e çdo prove të vlefshme që do t’i shërbejë hetimit për zbardhjen e ngjarjes.

Tashmë, ka shoqëruar disa persona për t’i marrë në pyetje dhe vijon puna për shoqërimin e personave të tjerë të dyshuar në lidhje me këtë ngjarje.

Artikulli paraprakEdi Rama është kërcënim dhe rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familjeje shqiptare!
Artikulli tjetërI arrestuar në Greqi/ Rama po bën makinacione të pista për të shpëtuar kandidatin kriminel të Vorës