Grabitet argjendaria në qendër të Sarandës

Një argjendari është grabitur ditën e djeshme në qendër të qytetit të Sarandës. Mësohet se grabitësit kanë përfituar gjatë kohës që në argjendari nuk kishte njeri, pasi pronarët dhe punonjësit po bënin pushimin e drekës. Gjithashtu dyshohet se grabitësit ende të paidentifikuar kanë studiuar më parë terrenin, pasi sistemi i alarmit në argjendari ishte jashtë funksionit.
Grabitësit kanë thyer bravën e portës dhe kanë marrë të gjitha bizhuteritë dhe aksesorët me vlerë brenda argjendarisë. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, por nuk ka mundur të zbulojë dhe arrestojë autorët. Policia tha se, po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa pritet këqyrja e kamerave të sigurisë të bizneseve afër argjendarisë.

Artikulli paraprakGrabitësit profesionistë të shtetit dhe të bankave!
Artikulli tjetërProkuroria: Janë shtuar sulmet, prokurorët subjekt dhune e shantazhi