I grabiten 15 mijë euro një emigranti në qytetin e Korçës

Një grabitje ka ndodhur mesditën e djeshme në qendër të qytetit të Korçës. Pre e grabitjes ka rënë një emigrant i sapo kthyer nga Greqia. Mësohet se ngjarja ka ndodhur tek pazari i Korçës, ku emigranti, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, kishte shkuar në një pikë këmbimi valutor për të konvertuar paratë nga euro në lekë, por fatkeqësisht është grabitur nga persona ende të paidentifikuar.
Emigranti, i cili ra pre e grabitjes është nga Erseka dhe persona të paidentifikuar i kanë marrë çantën ku kishte paratë dhe janë larguar në drejtim të paditur. Mësohet se shuma e grabitur shkon afërsisht 15 mijë euro, ndërkohë që policia po punon për identifikimin e autorit.

Artikulli paraprakHumbësi? Prapë populli
Artikulli tjetërMaskat lidhin rojen dhe grabisin pikën e karburantit në Vlorë