GJYQI PUBLIK SI RIVLERËSIM POLITIK I BLERINA MUÇËS!

Nga Besart Logu

Dje Rithemelimi deklaroi se; KPK, në vendimin për shkarkimin e Blerina Muçës, ka konstatuar parregullsi në çështjen për pranimin e ankimit të PD. Po, e vertetë, është shprehur në këtë mënyrë. Më poshtë gjendet pjesë e arsyetimit të vendimit.

Ama, para se të pranojmë konstatimin e KPK, fillimisht duhen sqaruar disa rrethana:

1. KPK dhe KPA (dy nivelet e organeve të vetingut) bëjnë rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve sa i përket përshtatshmërisë së tyre nëse duhet ose jo të vazhdojnë të qëndrojë në sistemin e drejtësisë. Ky proces kalon përmes tre filtrave me karakter: 1. Pasuror, 2. Profesional, 3. Figurës. Për kriterin profesional hetohen çështje të gjykuara nga subjekti duke vlerësuar aspektin procedurial, kohën e gjykimit dhe nëse vendimet e dhëna janë prishur apo lënë në fuqi nga gjykatat më të larta. Çështje këto që përzgjidhen: a) nga vetë subjekti, b) me short, c) denoncimet e qytetarëve.

FB IMG 1704632438187

Rasti i shqyrtimit të çështjes së pranimit të ankimit të PD ka ardhur pikërisht nga kategoria e tretë, “denoncimet e qytetarëve”. Provuar kjo nëpërmjet kërkesë-ankesës të datës 10.05.2022. Një absurd kur e mendon se, Rithemelimi është ankuar te “xhelatët” e drejtësisë së Xhorxh Sorosit dhe vendimin e tyre sot na e sjellin si argument.

FB IMG 1704632432969

2. Arsyetimi i KPK ka zero ndikim në vendimmarrjen gjyqësore. KPK bën hetim administrativ ndërsa gjykata hetim gjyqësor. Hetimi administrativ ka lidhje me përshtatshmërinë e subjekteve (gjyqtarëve dhe prokurorëve) me qëllim që të garantohet funksionimi i shtetit të së drejtës dhe pavarësia e sistemit të drejtësisë. Ndërsa hetimi gjyqësor lidhet me pretendimet që kanë palët në një proces gjyqësor ku gjykata bën zgjidhjen e mosmarrëveshjes nëpërmjet pushimit të cënimit të së drejtës apo me rivendosjen e saj.

Pra, deklarata e djeshme është thjeshtë konsum për militantët. Vendimi i KPK nuk përbën ndonjë rrethanë të re dhe që ndikon në vendimmarrjen e Gjykatës së Apelit.

3. Trupa gjykuese. Nëse ka organe të atakuara në 33 vitet e fundit, padiskutim se janë ato të vetingut. Po t’i kthehemi deklaratave të Berishës, KPK dhe KPA janë akuzuar si leva të pushtetit për shkak të lidhjeve të anëtarëve të tyre me eksponentë të caktuar të PS. Me këtë logjikë, nuk morën pjesë as në votimin për zgjatjen e afateve të funksionimit të këtyre dy organeve kushtetuese. Nga ana tjetër, PD-në e akuzoi se është në aleancë me PS edhe pse votimi vinte si kërkesë e partnerëve.

Për të ardhur në rastin konkret, trupa gjykuese e KPK përbëhej nga: Pemela Qirko (kryesuese), Roland Ilia (relator), Brunilda Bekteshi (anëtare). Personalisht zgjedh të mos i komentoj, thjeshtë po sjell se çfarë kanë shprehur ndër vite media dhe mbështetës të Rithemelimit për këto tre persona.

FB IMG 1704632435619

P.S. Pamela Qirko (Balluku) ka qenë kundër shkarkimit të gjyqtares Blerina Muça duke dalë me mendim pakice. Sipas arsyetimit, ajo nuk bie dakort me dy anëtarët tjerë të trupit gjykues vetëm sa i përket kriterit pasuror. Çka do të thotë se ndan të njëjtin qëndrim me pranimin e ankimit të PD, është kundërshtim me ligjin.

FB IMG 1704632441878 FB IMG 1704632449641 FB IMG 1704632445345

Artikulli paraprakCharles Michel shpall kandidaturën për zgjedhjet e Parlamentit Evropian, liderët e BE duhet të gjejnë një president të Këshillit, përndryshe…
Artikulli tjetërDashuria mposht luftën/ Çifti palestinez martohet në vendstrehimin në Gaza, detaje nga dasma e pazakontë