Gjykata refuzon Prokurorinë për gjykimin e Mark Frrokut

Gjykata ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për të bashkuar në një proces të vetëm gjykimin ndaj ish-deputetit Mark Frroku dhe shtetasit Kristjan Marinaj. Ky i fundit aktualisht ndodhet në arrati. Ai akuzohet se në bashkëpunim me Mark Frrokun vranë në Belgjikë në vitin 1999 shtetasin Aleksandër Kurti. Kërkesa e organit të akuzës u bë në seancën e kësaj të marte, pasi më parë Gjykata vendosi të revokojë vendimin e saj për gjykim të shkurtuar ndaj ish-deputetit. Ngjarja e 17 viteve më parë u rihap sërish, duke sjellë edhe arrestimin e Frrokut dhe dorëzimin e mandatit të deputetit.
Gjatë seancës së mëparshme, avokati i të pandehurit Frroku kërkoi pavlefshmëri të provave të vrasjes ndodhur në Belgjikë. Kërkesë që Gjykata e Tiranës, nuk e pranoi. Ky vendim erdhi pas deklarimeve të prokurorëve, të cilët kërkuan rrëzimin e kërkesës së avokatit dhe Frrokut.
Sipas gjyqtarëve, kërkesa për të mos pranuar provat është e paargumentuar me bazë ligjore. Më pas, seanca vazhdoi me kërkesën e Prokurorisë për të bashkuar me të pandehurin Kristjan Marinaj, dosja ndaj të cilit u veçua dy javë më parë në lidhje me ketë kërkese të Prokurorisë ishte dakord avokati i Frrokut, Tonin Prendi, por edhe këtë kërkesë Gjykata e rrëzoi.
Ish-deputeti Mark Frroku, akuzohet për një vrasje në Belgjikë në vitin 1999, për të cilën nuk është dënuar asnjëherë. Autoritetet belge kërkuan ekstradimin e tij vitin e shkuar, çka çoi edhe në arrestimin e tij. Seanca e radhës do të jetë më 7 qershor, ku pritet që prokurorët të paraqesin kërkesën për gjykim të Frrokut.

Artikulli paraprakPërgjakja e rrugëve nga të droguarit në timon
Artikulli tjetërMafia e tokave në bregdet, Prokuroria sekuestron 220 ha 100 milionë euro