Gjykata e Lartë vulos sekuestrimin e 25 pasurive të Jamarbër dhe Argita Malktezit

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi sekuestron e 25 pasurive të Jamarbër dhe Argita Malltezit.

Trupa gjykuese e përbërë nga Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni, nuk kanë pranuar rekursin e dhëndrit dhe vajzës se ish-kryeministrit Berisha duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës se Posaçme të Apelit.

Bëhet fjalë për 25 pasuri që janë vënë në sekuestro me kërkesë të SPAK në kuadër të hetimeve për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”, ku Jamarber Malltezi akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash.

Ndër pronat e sekuestruara janë disa apartamente, disa llogari bankare, një vilë në Gjirin e Lalzit dhe kuotat e disa kompanive.

Artikulli paraprakBIRN: Qeveria e Ramës u fali ndërtuesve të paligjshëm mbi 2 milionë euro tarifa
Artikulli tjetërPoloni/ Zyra e auditimit njofton prokurorët se ish-kryeministri mund të ketë abuzuar me pushtetin