Gjobë shoferit pse dëgjonte këngën e Sali Berishës

Forcat e policisë i kanë vënë gjobë një drejtuesi mjeti vetëm pse ai po dëgjonte në kasetofon një këngë për Sali Berishën. Denoncimi është bërë nga vetë qytetari, i cili i është drejtuar me një mesazh ish-Kryeministrit Berisha. “Qytetari dixhital denoncon: Gjobën e çunave të krimit, sepse dëgjonte këngën e Sali Berishës! Sb”, shkruan Berisha në Facebook.
“Zoti Berisha të uroj gjithë të mirat. Jam nga Tropoja. Desha të tregoj se çfarë më ndodhi. Dje isha duke ikur për në aeroport në Rinas. Kisha me çu çunin për Greqi, sepse e kam të sëmurë dhe çuni ishte në sediljen e pasme bashkë me nusen time. Çuni pothuajse nuk lëvizte fare. Ishte shumë sëmurë. Në rreth rretullimin e Milotit, aty ku kthen rruga për Shkodër më ndalon policia. Në kasetefon ishte një këngë e Sali Berishës, pra për ty. Më lypi dokumentat, ia dhashë.
Vonoi dhe dola jashtë. I them çfarë ka shef. Jam vonë kam çunin e sëmurë dua të kap avionin. M’u përgjigj; t’i çunin e sëmurë, duke dëgju këngë të Berishës. I them ç’lidhje ka kjo, tha bllokim patente për komision për mos sigurim të fëmijës me karrike. I them: Or zotëri, fëmija është 7 vjeç. Mirë thotë për mosvënie të rripit. Por është i sëmurë e ëma po e mban në prehër. Nuk dëgjoi. Iu luta po më ikën avioni. S’më intereson, tha shoku i tij, polici tjetër. Më thirri anash. Tha ik jepja një 50 mijë lekëshe se të bllokoi patentën. Tha se është shef dhe ka mllefin për këngën. I dhashë 50 mijë lekë më vuri edhe gjobë, 15 mijë për përdorim celulari. Tani tha, po të lehtësoj se po të kisha bllokun, të kish vajt 300 mijë. Më dha letrat e atë diskun me atë këngën. Tha, hidhe se i nxjerr telashe vetes. Ju lutem denoncoje këtë rast, por jo identitetin tim”, përfundon mesazhi i qytetarit.

Artikulli paraprakProtesta në Himarë, banorët: “Do t’i mbrojmë me jetë pronat tona”
Artikulli tjetërFoto e kamionëve me dru në pikën kufitare të Kakavijës