Gjinekologu ngre alarmin për çiftet e reja: Ka plasur epidemia e autizmit

Gjinekologu Avenir Balili, tha sot se mosha mesatare e lindjeve në Shqipëri është rritur.

I ftuar në Vizion Plus, ai u shpreh se mosha mesatare e lindjeve ka shkuar mbi 30 vjeç. Gjinekologu tha se një ndër faktorët që kanë ndikuar në rritjen e moshës është ai ekonomik.

Mosha mesatre e lindjes është rritur, mbi 30 vjeç sidomos për intelektualët, sepse fshatarësia zonat rurale e kanë më të ulët. Faktor kryesor është faktori ekonomik, stabiliteti, duan të mbarojnë shkollën sigurojnë vendin e punës pastaj vendosin për fëmijë”, tha gjinekologu.

Më tej gjinekologu foli për epideminë e autizmit. Ai tha se mbi moshën 38 risqet e shtatzënisë pesëfishohen.

Mbi moshën 38 vjeç pesëfishohen risqet e barrës dhe të lindjes, si për shembull sindroma down. Fatkeqësisht ka një epidemi për autizmin, dhe të gjithë kërkojnë të bëjnë konsultime pre konceptuale për të menjanuar autizmin. Çiftet këshillohen me ne vetëm per autizmin…nuk dihet origjina e autizmit, pak gjë mund të bëjmë, sepse nuk e diagnostifikojmë dot para lindjes” u shpreh gjinekologu.

Artikulli paraprakVIDEO/ Sherri mes vellezërve në Lushnje, momenti kur autori i përgjakur flet me policët
Artikulli tjetërU gjobit me 93 mijë lekë nga KAS, Gjykata e Apelit rrëzon kryebashkiaken e Durrësit, Emirjana Sako