Gjermania e prerë, mesazhi në sy ministrit të Jashtëm: Pa Tahirin në burg nuk ka Shqipëri në BE

Nëse nuk hiqet çdo lloj mbrojtje parlamentare për Saimir Tahirin, harrojini negociatat me BE. Ky është thelbi i mesazhit që deputeti gjerman Johann Ëadephul, përgjegjës për Ballkanin Perëndimor në Bundestag, i ka dhënë Ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati.
Burime të rezervuara nga Bundestagu pohuan për Exit.al se në një takim më 17 shkurt, në anë të Konferencës së Mynihut për Sigurinë, parlamentari gjerman i ka pohuar ministrit të jashtëm shqiptar se nëse nuk do të ketë rezultate konkrete në luftën kundër drogës, krimit dhe korrupsionit, perspektive europiane e Shqipërisë do të jetë në pikëpyetje.
Para së gjithash duket se çështja Tahiri po kthehet në gurin e provës për të vertetuar seriozitetin e qeverisë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.
Ky qëndrim po artikulohet qartë dhe në mënyrë të përsëritur nga politikanët gjermanë. Para pak javësh ishte një tjetër deputet gjerman, Thorsten Frei, i cili gjatë një vizite në Tiranë deklaroi se Saimir Tahirit duhet t’i ishte hequr imuniteti ndaj arrestit. Gjatë një konference për shtyp në Tiranë, deputeti i Bunedstagut u shpreh:

“Me shumë vëmendje kam ndjekur rastin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe kam ndjekur faktin si është trajtuar ky rast në pikëpamjen politike. Në pikëpamjen time është një problem madhe që nuk është arritur që në Parlament, në qëndrimin time besoj që kjo duhet të kishte ndodhur në Parlament për të hequr imunitetin pa diskutime të mëdha.
Ndaj ky rast është i rëndësishëm kur bëhet fjalë për pyetjen se cilat janë zhvillimet dhe arritjet në këtë rast dhe a është vërtet Shqipëria në gjendje që të mos ndalet përpara emrave të tilla të politikës.”
Duhet theksuar se qëndrimet e Bundestagut gjerman ndaj qeverisë shqiptare kanë qenë të qëndrueshme në këmbënguljen për rezultate konkrete në ëprmbushjen e kritereve.
Në nëntor të vitit 2016, edhe pse Komisioni Europian kishte rekomanduar hapjen e negociatave me Shqipërinë, Bundestagu gjerman u shpreh kundër hapjes së negociatave duke hequr çdo mundësi për hapjen e tyre.
Në nëntor 2016, Kryetari i Komisionit për Çështjet Europiane ne Bundestagun gjerman, Gunther Krichbaum, vizitoi Tiranën për t’i dhënë Kryeministrit Rama mesazhin se negociatat nuk do të hapeshin pasi Shqipëria nuk kishte plotësuar ksuhtet e vënë, veçanërisht luftën kundër krimit dhe drogës. Në një konferencë për shtyp ai u shpreh:

“Në luftën ndaj trafikut të drogës janë bërë hapa pas. BE duhet t’i kushtojë më shumë vëmendje. Lufta ndaj korrupsionit, krimit të organizuar dhe trafikut të drogës do pengonte shtrirjen e krimit në politikë dhe në drejtësi.“
Pas këtij qëndrimi, Kirchbaum u sulmua ashpër nga Kryeministri Rama dhe mediat pranë tij. Vetë kryeminsitri e etiketoi atë si një deputet skutash në shërbim të Lulzim Bashës duke pohuarr në faqen e tij në Facebook:
“Basha ka kapur skutave deputetë të huaj për të bllokuar Shqipërinë.“
Kryeministri Rama u mundua që të ngulsite në opinionin publik dienë se qëndrimi i Krichbaum ishte personal, i parëndësishëm dhe pa ndikim në vendimin gjerman, pasi është Knacelarja që vendos dhe jo deputetët. Por Krichbaum nuk nguroi të tregonte shqiptarëve publiksiht peshën e Bundestagut në vendim-marrje për politikën e jashtme gjermane të theksojë se në Gjermani politika funksionon ndryshe nga Shqipëria:
“Unë nuk mund të them çdo t’i thotë Merkel, Ramës. Unë flas për sistemin se si jemi mësuar ne të punojmë. Qeveria jonë është e lidhur me votën tonë. Qeveria nuk mund të japë votë për hapjen pa i dhënë ne dritën jeshile. Dritën jeshile ua bëra të qartë.“

Në të vërtetë, takimi me Merkel para disa ditesh në Berlin, kur Rama kishte menduar se do të merrte një deklaratë të qartë prej saj për hapjen e negociatave, rikonfirmoi qëndrimim e Krichbaum, pasi Kancelarja Merkel në komentet para mediave, të cilat në mënyrë domethënëse u bënë para takimit dhe jo pas tij, foli qartë për pesë kritere, duke përmendur luftën kundër krimit dhe drogës dhe zgjedhjet e lira.
Natyrisht që në mbledhjen e Këshillit Europian në dhjetor Shqipërisë nuk iu hapën negociatat, pavarësisht rekomandimit të Komisionit Europian.
Duket se e njejta skemë po shpaloset edhe këtë herë. Deputetët e Budnestagut gjerman po i paraprijnë qëndirmeve të qeverisë gjermane duke bërë të ditur qëndrimin pesimsit të Bundestagut në lidhje me hapjen e negociatave, ose të paktën ksuhtet e qarta që bundestagu gjerman këkron që të plotësohen para se të autorizojë qeverinë për hapjen e negociatave.
Qëndrimi gjerman këtë herë është i qartë: vepra konkrete në luftën kundër krimit duke filluar me Saimir Tahirin në burg. /Exit.al/

Artikulli paraprakKush janë 3 shqiptarët që u kapën në Itali me 12 kg kokainë dhe 114 mijëra euro
Artikulli tjetër14 milion dollarë abuzim, skema e korrupsionit të Veliajt me koncesionet e shkollave