Gjenerali i “qeverisë së vdekur”!

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, në daljen e tij të parë publike, kur ende nuk e kishte marrë detyrën, foli si titullar, edhe pse nuk ishte dekretuar, po përveç këtij detaji, ai tha se nuk do ishte natyrë që do rendte në konferenca shtypi, apo të ishte aktiv në media. Gjithçka do ia linte në duar vartësve të tij në komunikim, dhe la të kuptohej se do drejtonte këtë dikaster me shumë probleme si një “hero i heshtur”… Ende pa mbushur tre muaj nga posti ministror, gjeneral Sandër Lleshaj po bëhet “Piaristi” më i famshëm i qeverisë së Edi Ramës.
Kur shënjohet ndonjë operacion i sukseshëm, gjenerali shfaqet vetë në prononcime apo qëndrime në rrjetet sociale. Ndërsa policia njeh dështimin e radhës, apo bëhet target i opinionit publik, siç ishte rasti i përdhunimit të vajzës 14-vjeçare në Kavajë dhe tulatjen e policisë lokale për të reaguar në kohë, Sander Lleshaj vesh uniformën e gjeneralit dhe… thjesht sulmon opozitën.
Përmes një postimi në Twitter, për rastin e përdhunimit të 14-vjeçares në Kavajë ai thotë se Policia e Shtetit e ka trajtuar rastin menjëherë, ndërsa shprehu neverit për ata që e shfrytëzojnë situatën. Gjenerali i drejtohet ish-kryeministrit Sali Berisha dhe e quan monstër.
“S’ka më fjalë shqipe për monstrën që nuk njeh asnjë cak dhe ndot çdo gjë me gjuhën e tij!

Rasti fatkeq i minorenes së dhunuar është trajtuar menjëherë dhe drejt nga Policia e Shtetit. Të tjerat janë poshtërsi. Ky e ata që bëjnë politikë apo audiencë me viktimën, meritojnë vetëm neveri”-shkruan Lleshaj. Këtë postim e pëlqeu aq shumë kryeministri, sa vendosi ti bëjë shere dhe ripostojë statusin në profilin e tij.
Po shumë pikëpyetje të mëdha ngrihen pasi ishte reagimi i ish-kryeministrit që çoi drejt burgut shtatë të mitur të përfshirë në dhunën seksuale dhe shantazhin ndaj 14-vjeçares, ndërsa një tjetër është në kërkim dhe policia ka ngritur duart përpjetë sepse nuk po mundet të arrestojë një 15-vjeçar, strumbullari i gjithë makabritetit që pësoi e mitura viktimë e përdhunimit.
Vetë “qeveria vituale” e propagandës së Twitterit, Facebook-ut apo shfaqjeve televizive, ka nevojë për zërin dhe qëndrimin e gjeneralit. Rama do preferonte më shumë një reagim të Lleshit se shtatë të tilla të Elisa Spiropalit. Kjo e fundit nën dëlirin e ministres nuk po ngjit në publik, duke mbetur gjithnjë peng i deklaraimeve të saj të mëparshme ekzeltuese për Ramën, saqë e quajti “Skënderbe”… Në kushtet kur nuk qeveriset me akte e nisma ligjore, por me shfaqje propagandistike, kërkohen edhe njerëz të ri të “Piarit” qeveritar dhe gjenerali ka hequr uniformën, veshi kostumin e pushtetit dhe mbi të vendosi spaletat me shumë yje në shërbim të “qeverisë së vdekur”.
/Boldnews.al

Artikulli paraprakMaqedonia e Veriut në NATO, Basha: Ngjarje e madhe për Rajonin!
Artikulli tjetërMaqedonia nënshkruan Protokollin për anëtarësim në NATO