Gjendet e vrarë në banesë një 49-vjeçare në Durrës

Një 49-vjeçare është gjendur e vdekur në qytetin e Durrësit në banesën e saj. Policia bëri të ditur se 49-vjeçarja L.I. i ka dhënë fund jetës në rrethana të dyshimta. Sipas policisë 49-vjeçarja L.I. banuese në Xhafzotaj të Durrësit, u gjet gjatë mesditës së djeshme në banesë e vetëhelmuar me fostoksinë. Gruaja u gjet nga familjarët në gjendje të rëndë, të cilët e dërguan me urgjencë në Spitalin e Durrësit.
Bëhet e ditur se, ajo u transportua drejt Spitalit “Nënë Tereza”, ku dhe gjeti vdekjen pa mundur të mbijetojë. Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak për aktin fatal ka qenë gjendja e rënduar psikologjike e viktimës, megjithatë vijojnë ende hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Artikulli paraprakGrabitet me armë në mes të Tiranës
Artikulli tjetërVeliaj dënon banorët e Tiranës që nuk e votuan