Gazment Bardhi në SHBA, si thika finale Amerikane në kurrizin e Doktorit, por… jo më shumë se kaq!

Nga Sidi Hasanaj

Një foto e delegacionit të parlamentit Shqipëtarë në takim me përfaqësues së departamentit të shtetit në Amerikë, mes tyre dhe z.Gabriel Escobar, ngjalli mjaft reagime në sferën mediatike të Tiranës.

Prezenca e Gazment Bardhit krah Damian Gjiknurit në njërin krah, dhe z.Escobar në krahun tjetër, padiskutim që kërkon një dekriptim dhe shpjegim për këdo konsumator të politikës tonë.

Deputeti Bardhi padyshim që e përdori atë foto për të rritur kredencialet e tijë politike në mënyrën më amplifikuese që ai me rrethin e tij të pakët në figura politike mundet të amplifikonte.

Bardhi është në të drejtën e tijë të shesë foton krah Gjiknurit dhe Z.Escobar si vlerësim për të nga politika Amerikane.
Sesa i vërtetë është ky dekriptim, është tjetër gjë, por askush nuk mund të frenojë Bardhin të marketojë figurën e tijë individuale.

Aq shumë e marketoi Bardhi atë foto, mbase edhe nga dehja e “suksesit” për një politikan të staturës së tij modeste dhe tepër të limituar, sa që zbuloi strategjinë e tijë politike … e cila ka ngjallur shumë nervozizëm dhe inat te oborri i Sali Berishës.

Pasi duke mbajtur në këmbë ngrehinën e Berishës “Rithemelimin” (duke i dhënë asaj shumicën e deputetëve në kuvend) sot u kthye në goditjen mbase fatale ndaj kësaj ngrehine… në shkatërrim total tashmë.

Berisha mendoi se Bardhi do e faktorizonte atë (edhe në arenën ndërkombëtare) dhe se ai siç ka bërë shpesh do arrinte ta kontrollonte egon dhe qëllimet meskine të Bardhit… por doktori mesa duket gaboi.

Gazment Bardhi u kthye nga patericë e Berishës, në thikën finale Amerikane në kurriz të Berishës.

Nëse Berisha dhe oborri i tijë ka aksionin politikë se Rama dhe deputetët e tijë po e arrestojnë Berishën përmes SPAK dhe ndaj po “luftojnë” me flakadanë e tymuese në kuvend… Bardhi shkoi në SHBA me një nga deputetët më të afërt të Ramës… si kundërshtarë koleg të parlamentit Suedez ku mbretëron institucionalizmi dhe etika, jo si me “armikun e narko parlamentit të regjimit të Ramës”.
Së dyti, z.Gabriel Escobar është zyrtari i DASH i cili ka bërë deklaratat (brilante) më të ashpra ndaj Berishës, duke kërkuar publikisht që kushdo faktor opozitar të distancohej prej tijë dhe duke i bërë thirrje drejtësisë sonë të niste letër porosi në SHBA për dosjet e korrupsionit masiv të Berishës dhe familjes së tijë.

Bardhi u rreshtua sot përsëri krah Escobarit!

Nëse Z. Escobar dihet publikisht dhe botërishtë që nuk ka hequr asnjë presje nga qëndrimet e tijë ndaj Berishës NonGrata, po Bardhi çfarë bën përsëri krah “armikut” të Berishës në DASH?!

Sado pirueta të realizoi Bardhi, çdo gjë ka një limit… ka një fund!

Dikur e akuzonte Berishën si vrasës së 26personave në Gërdec e dhjetëra akuza monstruoze, dje përmes 100 piruetave kaloi përsëri te Berisha… por sot nuk ka më justifikim për të shpjeguar përse kaloi përsëri në krah të atyre që Berishën e shpallën armik të demokracisë, DASH!

Sot tregoi që pabesinë Bardhi e ka pjesë integrale të karakterit të tijë dhe element substancial të identitetit të tijë. Jo vetëm i pabesë ndaj Bashës, ndaj mijërave demokratëve dhe bashkëpunëtorëve të tijë… por i pabesë me këdo për të arritur qëllimet e tijë.

Ama sot, Bardhi e kapi në gabim taktik Berishën dhe doktori tashmë duket se bashkë me humbjen e prestigjit të tijë politikë, pushtetit, lirisë … do humbi dhe egzistencën e tijë politike me largimin e deputetëve Bardhi-Salianji duke e ridimensionuar atë përsëri në më pak se 10 deputetë.

Por, Bardhi vërtet ka aftësi të mëdha pabesie, por ka dhe mangësi të mëdha politike.

Nuk ka shtyllë kurrizore me vertebra të forta morale, përkundrazi! Nuk ka nivel intelektual dhe politik të lartë, është nën mediokritetin e paralamenteve mediokre të viteve të fundit. Nuk ka identitet, histori dhe bilanc politiko-elektoral pasi ka qenë gjithnjë një nënpunës partie… kurrë një politikan i betejave elektorale.

Këto përfaqësuesit e DASH i dijnë fare mirë, dhe rëndësia e Bardhit nuk qëndron si potencial për lider, ama është i vyer si thika e fundit në (fund)shpinën e Berishës… por që do fundoset bashkë me trupin e dërrmuar politikisht të doktorit.

Artikulli paraprak‘Investim i zgjuar’, familja e ish-ministrit Saimir Tahiri futet në sektorin e ndërtimit
Artikulli tjetërUji me limon, 4 përfitimet e tij të rëndësishme për lëkurën