Gazmend Bardhi është “çmendur” se u prish pazari me Ramën!

Që Edi Ramës i intereson të mbaj gjallë politikisht Sali Berishën, kjo tashmë nuk vihet më në dyshim. Në funksion të kësaj, Gazment Bardhi, u mendua si njeriu i duhur për tua hedhur amerikanëve, pasi bën sikur nuk është me Berishën.

Në pazarin e tyre, Gaz Bardhi, do të njihej nga Edi Rama dhe do ulej në tryezën e lartë politike vendimmarrëse, në vend të PD. Dhe kështu Sali Berisha nëpërmjet veglës së tij, do të bënte pazarin e dytë me Edi Ramë pas atij të 2008. Por mbi të gjitha, shpresonte se më në fund do të njihej si faktor vendimtarë politik nga ndërkombëtarët.

Në kuadër të kësaj strategjie ishte dhe presioni i Ramës, se do ta bënte vetë Reformën, që më pas të gjithë “lumturoheshim” nëse ai e bënte të paktën me “opozitën” e Sali Berishës.

Dalja e Lulzim Bashës, kërkesa për mbledhjen e shpejtë të Komisionit të Reformës Zgjedhore, risjellja në vëmendje e faktit se në komision janë të gjithë të përfaqësuar, propozimet e paraqitura aty dhe që mbështeten masivisht nga qytetarët, zgjuan ndërkombëtarët dhe i prishën skemën Ramës dhe Berishës.

Menjëherë nisën lëvizjet. Rama i cili është edhe i trembur nga historia e McGonigal, u tërhoq dhe Gazi u çmend.

Gazi dhe Berisha nuk kanë asnjë interes për komisionet hetimore. Po të kishin interes, e kishin çuar kërkesën në Gjykatën Kushtetuese dhe tashmë do e kishin zgjidhur.

Ata duan thjesht të njihen si PD zyrtare, të flasin në emer të saj. Në fakt këtë po ua mundëson Edi Rama, i cili një deputet që nuk është as antarë partie e njeh si kryetar grupi.

Përdoret Lindita Nikollën për të cilën Gazi i harroi denoncimet për vilën dhe tashmë përmes zedhënësve të tij, po e vlerëson si drejtuese e mirë. Kështu kryetarja e Kuvendit Nikolla, nisi të zbatojë kërkesat e Gazit me dieta për udhëtimin e luksit në SHBA, e udhëtime të tjera që i bën bashkë me “armiqtë” deputetë të PS, të cilët bën sikur i sulmon. Por ky pazar u dekonspirua prandaj Gazi shpërtheu deri në mënyrë histerike.

Niveli i gjuhës dhe ulërimat, tregojnë gjëndjen e rënduar mendore dhe psikologjike ku është zhytur. Po i shpërthejnë komplekse dhe trauma që sipas psikologëve zakonisht burojnë që nga fëmijëria, ose nga kur je i bullizuar nga shoqëria. Ky është fundi i një njeriu dhe politikani pa shtyllë kurrizore, i cili “suksesin” më të madh në jetë ka bërjen çift me Flamur Nokën dhe sulmin e turpshëm ndaj Flutura Açkës.

Artikulli paraprak“I hapur për propozime nga çdo opozitar për Zgjedhoren”, Alibeaj: Unë jam përfaqësues vetëm i Partisë Demokratike
Artikulli tjetërSPAK sekuestron HEC-in e Erzen Breçanit dhe llogaritë bankare të Ervin Matës