Gazetari italian flet për dënimin e Habilajt dhe përgjimet e Tahirit

Në lidhje të drejtpërdrejtë me edicionin e lajmeve të orës 17.00 në Syri Tv, nga Siçilia, gazetari Dario De Luca i MeridioNews, ka dhënë informacione mbi dënimin me 15 vite burg Gjykata e Apelit në Katania ka dhënë për Moisi Habilaj, kushëririn e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

‘Ky është një vendim që vjen nga procesi i shkallës së dytë në Katania që la vendimin e shkallës së parë për Habilaj që ishte dënuar me 15 vite, duke konfirmuar këtë dënim.

Edhe për Gjykatën e Katanias, Habilaj është njohur si shef i kësaj organizate që bënte furnizimin me drogë nga Shqipëria drejt Italisë.

Në shkallën e parë Prokuroria kishte kërkuar 18 vite burg dhe më pas ky dënim u ul në 15 vite sepse siç mund ta kujtoni Habilaj në një moment të caktuar të kësaj historie, nuk u bë një bashkëpunëtor ose njihet i penduar i drejtësisë, dhe ka përfituar një ulje të vogël të dënimit, me 15 vite e 5 muaj.

Sigurisht avokatët e tij do ta çojnë çështjen në Gjykatën e Kasacionit….’

De Luca dha informacione edhe se çfarë do të ndodhë me Habilaj në vazhdim.

‘Habilaj që prej majit 2020 ndodhet në shtëpinë e një kushëri të tij në Siçili në zonën e Katanias, ku po kalon arrestin shtëpiak.

Ai qëndron në arrest shtëpiak sepse nuk ka rrezikun që mund të kryejë një tjetër trafik droge dhe nuk ka rrezik largimi, kjo pasi sipas prokurorisë mungojnë disa elemente që do ta ta detyronin prokurorinë ta kthente në burg.’

De Luca i është kthyer edhe njëherë gjatë intervistës, lidhjes se Habilaj me ish-ministrin Saimir Tahirin, dhe pse ky i fundit nuk u hetua nga prokuroria e Katanias.

‘Ajo histori tashmë dihet. Habilaj kur u pyet nga gjyqtarët dhe prokuroria e Katanias por edhe ata të Tiranës, ai nuk e përfshiu Saimir Tahirin në këtë histori.

Tahiri u hetua dhe u arkivua çështja nga prokuroria e Katanias, ndërsa nëse kishte edhe një vëlla Florian Habilaj i cili nuk është kapur kurrë dhe nuk kishte një proces në Itali.

Ky hetim nisi me operacionin ‘Trëndafili i erërave’ i cili u mor me aktivitetin e një bande droge dhe gjatë këtyre përgjimeve disa prej të hetuesve i referoheshin Saimir, si Saimir Tahiri.

Ishte historia e byzylykëve apo edhe veshjeve që bliheshin këtu në Katania.

Habilaj u bë elementi kryesor i këtij hetimi, shefi kryeso që kishte raport me këta mafiozë të Siçilisë. Po ky hetim mbeti aty dhe Saimir Tahiri mbeti jashtë kësaj historie.

Dosja e Tahirit ka zgjatur vetëm pak se pas disa muajsh prokuroria e ka arkivuar se nuk kishte elementët e qëndrueshem për të mbështetur hetimin ndaj Tahirit.

Ishin vetëm disa përgjime për blerjen e disa bizhuve, por për të ngritur një akuzë duhet prova më të forta që prokurorët nuk i kishin. Ndaj prokuroria e mbylli hetimin.’

Screenshot 2020 12 18 190258 696x322 1

Artikulli paraprakBerisha: Edvin Hajduti ringjall, pasi e braktisi 8 vite, rrugën Librazhd-Peshkopi
Artikulli tjetërJa çfarë thotë mjekja shqiptare në SHBA pasi bëri vaksinën anti-Covid