Gazetari Ermal Peçi: Mesazhi i fshehtë i Bardhit për Berishën!

Gazetari i DritareTV Ermal Peçi i ftuar në emisionin “Shqip nga Rudina Xhunga” tha se veprimet agresive të Gazment Bardhit kohët e fundit janë një mesazh për Sali Berishën, përfshirë këtu edhe sulmin e djeshëm ndaj Flutura Açkës në Komisionin e Medias.

“Gazment Bardhi është tjetërsuar plotësisht. Ka kaluar ylberin politik dhe kjo duket nga qëndrimet që ka mbajtur për zotin Basha dhe Berisha. Akuzat që ka bërë ndaj Berishës i ka përtypur dhe sot po i bën për Bashën. Gjuha është tregues i nënshtrimit. Zoti Bardhi kur shkon aty, nuk ka qëllim t’u tregojë demokratëve që po lufton Edi Ramën, por do t’i tregojë Sali Berishës që: “Më prano gabimet që kam bërë!” Simbolika është pjesë nënshtrimi. Po të shohësh sot gjuhën e Gazment Bardhit është gjuha që ka përdorur për 33 vjet klasa politike, gjuha e urrejtjes, hedh vrer dhe vendos epitete. Gjuha dhe sjellja e Bardhit dhe Nokës janë mesazh për t’i thënë Sali Berishës që ne jemi të besuarit e tu.”, tha gazetari në DritareTV./K.C/dritare.net

Artikulli paraprakPasojat e emigracionit! Psikologët tregojnë dramat që po krijohen në familjen shqiptare
Artikulli tjetërBardhi e Noka e dhunuan, Açka paralajmëron: Javën tjetër do e mbledh sërish komisionin!