Gazetari: Alma Kaçi i dërgoi foto shantazhuese vajzës adoleshente të një drejtuesi të lartë Policie

Gazetari i kronikës, Artan Hoxha, ka zbuluar një tjetër rast ku përfshihet Alma Kaçi, personi që u shfaq në video skandalin e Safet Gjicit.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Hoxha tha se Kaçi u dënua nga gjykata edhe për shkak se i dërgoi foto shantazhuese vajzës adoleshente të një drejtuesi të lartë të policisë në Durrës, ku ky i fundit shfaqej i zhveshur.

Hoxha tha se Alma Kaçi u dënua me gjobë në këtë rast, por shtoi se Kaçi ka qenë e përfshirë në disa raste të ngjashme shantazhi.

“Ka edhe një vendim tjetër, e ka dhënë gjykatësja Migena Laska dhe ka qenë e pandehur zonja në fjalë, por aty e akuzuar me akuzën e shantazhit të të miturve. Në këtë rast, e pandehura u akuzua sepse i ka çuar një video dhe disa mesazhe, vajzës adoleshente të një zyrtari të lartë të policisë në Durrës. Ia ka çuar dhe i ka thënë që babai jot është i dashuri im. Vajza adoleshente i ka thënë, babai im ka nënën time, dhe kjo i ka çuar një video dhe foto ku paraqitet i zhveshur dhe ka të shkruar në trup emrin e Almës. Alma i thotë vajzës, nëse babai jot do kishte nënën tënde, do të mbante emrin e saj dhe jo timin.

Alma Kaçi është gjetur fajtore dhe është dënuar, për shkak edhe të kushteve dhe problemeve, u dënua me një shumë prej 2 milionë lekëve të vjetra. Më përpara është përdorur edhe për shantazhe. Ka patur zyrtarë edhe më të rëndësishëm. Njëri në Durrës ka qenë përfaqësues i lartë politik vajti deri drejt vetëvrasjes. Ka patur edhe një rast tjetër, që ka marrë banesa nga fondi i rindërtimit. Ajo çështje nuk u publikua asnjëherë. Ky vendim që sapo përmenda, në fakt të bën të dyshosh, që të dyja vendimet e marra bashkë duhet të kishin një përfundim tjetër. SPAK heton për korrupsion dhe jo për këtë akuzë ushtrim prosti*ucioni. Do të shohim vijimin e kësaj çështje”, tha Hoxha.

Lidhur me dënimet e Safet Gjicit dhe Alma Kaçit, Hoxha deklaroi se iu duk si një dënim “as mish as peshk”.

“Në këto momente kur ka gjëra më të mëdha, këto gjërat e vogla rrëshkasin. Kjo histori nisi me akuzën e korrupsionit dhe gjykata speciale, mu duk vendim as mish as peshk, sepse nëse binte akuza për korrupsion më mirë nxirre të pafajshëm. Në marrëdhënien e tyre njëri akuzohet për shpërdorim detyre dhe tjetri për pros*itucion. Në këtë rast Safeti nuk ka dhënë para. Safeti tha që para aktit, vajza i ka dhënë lëndë narkotike. Gjithë ajo ngjarje, përfundoi në këtë. Vendimi është tre vjet, por me gjykim të shkurtuar do të bëjë dy vite burg.

Për Akma Kaçin u la një vit burg. Prokuroria do ta apelojë vendimin, por edhe avokatët e dy të dënuarve. Palët kanë dalë të pakënaqur. Edhe gjatë seancës së djeshme, u këmbëngul që persona të tretë e kanë inciuar këtë.

U përmend Abedin Oruçi, kam nxjerrë një rast para dy vitesh, që kishte rrahur Safet Gjicin. Abedini ka qenë kryetar komune, është personazh i rëndësishëm atje. Në Kukës ka qenë mbështetës i opozitës. Safeti ka qenë mbështetës i së djathtës, por pastaj e çoi Rama prefekt. Abedin Oruçi ka patur mbështetje lokale aty, ka qenë faktor lokal. Nuk kishte rëndësi kush e thërriste, por ai kishte votat e veta të palëvizshme. Përplasja e tij me Safet Gjicin, që u çua si dorë e fortë e Ramës atje. Ishin dy faktorë lokalë që u përplasën. Sot jemi para faktit që as u hetua çfarë ndodhi, as pse e bëri, asgjë. Jemi para faktit që këta u dënuan, qentë e Kukësit shpëtuan”, tha Hoxha.

Artikulli paraprak“Palestër private me abonim 100 Euro në burgun e Peqinit”, Koka: Sfidoj Prokurorinë e Elbasanit ta kundërshtojë
Artikulli tjetërUran Butka: Përse regjimi komunist e dënoi mizorisht Musine Kokalarin. U shqua si rivale politike e Enver Hoxhës, ç’zbulon letra e vëllait të saj, që u pushkatua tri ditë pasi e shkroi