Gazeta e madhe angleze: Shaqiri mund të largohet nga Liverpooli këtë verë

E përditshmja angleze, DailyMail, e ka publikuar një artikull, ku pretendon se Liverpooli ka në plan t’i shesë një numër të futbollistëve këtë verë, përfshirë këtu edhe Xherdan Shaqirin.

Xherdan Shaqiri u transferua në Liverpoolit gjatë afatit kalimtar të verës së kaluar, për 13 milionë funta nga Stoke City. Megjithatë, ky sezon i parë mund të jetë edhe i fundit për 27-vjeçarin në Anfield, transmeton Gazeta Express.

DailyMail e ka publikuar një artikull ku i parashikuar transferimet dhe shitjet që do t’i bëjnë top gashtë klubet e Anglisë këtë sezon. Në këtë artikull, Shaqiri bën pjesë te lojtarët që Liverpooli mund t’i shesë.

Përderisa Liverpoolit po synon ta transferojë një portier, një mbrojtës anësor, një sulmues anësor dhe një qendërsulmues, Shaqiri dhe disa të tjerë pritet të shiten në mënyrë që klubi t’i financojë këto transferime.

Tani Liverpooli i ka në buxhet vetëm 100 milionë funta, mirëpo përmes shitjes së lojtarëve, ky buxhet do të rritet më shumë. Sipas DailyMail, këta janë lojtarët që mund ta kenë luajtur sezonin e fundit në Liverpool:

Simon Mignolet, Alberto Moreno, Daniel Sturridge, Dejan Lovren, Rafael Camacho, Xherdan Shaqiri, Harry Wilson, Marko Grujic, Ryan Kent, Nathaniel Clyne, Taiwo Awoniyi and Sheyi Ojo

Xherdan Shaqiri i ka luajtur gjithsej 30 ndeshje për Liverpoolin këtë sezon, shumicën duke u inkuadruar nga banka rezervë gjatë pjesës së dytë të ndeshjeve. Gjatë këtyre ndeshjeve, ai i ka shënuar gjashtë gola dhe i ka asistuar pesë të tjera.

Artikulli paraprakAllegri largohet nga Juventusi
Artikulli tjetërIsh-presidenti i Barcelonës: Duhet të udhëtonim me tank për të firmosur me Maradonën