Gati taksa e fjetjes, turistët do të paguajnë për çdo natë qëndrimi

Qeveria do të nisë ndryshimet për ligjin e turizmit duke u konsultuar me bizneset e këtij sektori.

Ky sezon turistik dëshmoi rritjen e numrit të rezervimeve përmes platformave Booking apo Airbnb.

Ndryshimet në ligj synojnë bërjen të mundur të mbledhjes së taksës së fjetjes, e cila u kalon bashkive, edhe kur një turist rezervon përmes këtyre platformave.

Sipas INSTAT për periudhën Janar-Shtator 2023 vendi ynë u vizituar nga 8.3 milion shtetas të huaj.

Ndërsa Borometri Botëror i Turizmit tregoi renditjen e vendeve me performancën më të mirë në mbërritjen e turistëve për periudhën Janar Korrik 2023.

Shqipëria renditej në vend të tretë me plus 56% pas Katarit dhe Arabisë Saudite.

Artikulli paraprakVaksina e tumorit kalon me sukses testet e para
Artikulli tjetërErgys Mërtiri: Politikanët që e nisën me apartamente të kohës së Enverit dhe përfunduan milionerë