Gafa që nxjerr zbuluar mashtrimin e policisë së Xhafës me 3.4 milionë eurot e Ballës

Më shumë se 24 orë pas zbulimit të sasisë më të madhe të “trafikut” të parave në portin e Durrësit, Policia e Shtetit njoftoi zyrtarisht publikun se ishin zbuluar 3.4 milion euro në bordin e dy mjeteve Toyota Auris.
Në njoftimin publik, Policia u kujdes që të japë sa më shumë detaje, përfshirë edhe mënyrën e njoftimit të saj për këtë tentativë trafiku, përfshirë të dhënat se kur dhe nga kush mori informacionin dhe kush institucion, në tentativë për të rivalizuar deklaratat e bëra 4 ditë më parë nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulëzim Basha,
Gjatë seancës parlamentare të së Enjtes, Basha, deklaroi se ishin nisur drejt Shqipërisë makina tip Toyota, të mbushura me 1.5 milion euro, të cilat nuk do të ngacmoheshin nga policia, pasi ato do të mbërrinin nën garancinë e kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.
Policia deklaroi të Hënën se kishte marrë një informacion në rrugë operative nga një burim i brendshëm, mbi mundësinë e mbërritjes së disa automjeteve, ku do të gjendeshin shuma të konsiderueshme parash.
Gjithashtu, Policia, sipas njoftimit të saj, ishte njoftuar zyrtarisht nga një prej institucioneve ligjzbatuese shqiptare rreth 4 orë pasi Lulzim Basha kishte bërë deklaratën e tij në Parlament. Në këtë mënyrë, drejtuesit e Policisë së Shtetit kanë lënë të kuptohet se Basha ka dekonspiruar informacione mbi operacionin e pritshëm.

Por, në fakt, Policia e Shtetit ka dhënë detaje të rreme në deklaratën e saj mbi operacionin ku u zbuluan 3.4 milionë euro.
Së pari, Policia e Shtetit është njoftuar mbi mbërritjen e kësaj “ngarkese” disa-milionëshe nga agjenci partnere ndërkombëtarë, ndryshe nga sa pretendon Policia që deklaron se informacionin e ka marrë nga burime të brendshme. “Boldneës.al” ka mësuar në mënyrë ekskluzive se paratë që gjendeshin në bordin e dy automjeteve Toyota Auris kanë qenë të markuara, pra, të shënjuara dhe të shoqëruara me diapozitiv elektronik identifikues, nga ana e autoriteteve të huaja.
Automjetet janë blerë në Belgjikë dhe më pas janë transportuar drejt Gjermanisë, nga ku kanë nisur rrugëtimin drejt Shqipërisë, nëpërmjet rrugës detare nga Italia. Burime të “Boldneës.al” deklarojnë se autoritetet policore shqiptare kanë qenë nën informim të vazhdueshëm nga autoritetet e huaja partnere mbi lëvizjet e ngarkesës me 10 automjete, në të cilat gjendeshin edhe dy Toyota-t me miliona euro
Së dyti, Policia Shqiptare nuk ka bashkëpunuar me asnjë agjenci tjetër ligjzbatuese shqiptare dhe nuk ka ndarë informacion as me Prokurorinë apo me Shërbimin Informativ Shtetëror. Të dielën, pas ndërhyrjes në Portin e Durrësit, policia ka njoftuar prokurorin e gatshëm, gjë që do të thotë se rasti nuk ka pasur një prokuror të caktuar më parë, por është ndjekur procedura e njëjtë me ato të rasteve të flagrancës.
Në situata normale, Policia duhet të kishte njoftuar Prokurorinë që në momentin që merrte informacionin e saj nga partnerët e huaj.

Pas shkëmbimit të informacionit, prokurori do të urdhëronte kryerjen e veprimeve të nevojshme hetimore, përfshirë identifikimin e personave, vendosjen nën vëzhgim apo përgjim telefonik, zbulimin e bashkëpunëtorëve të mundshëm, etj. Në rastin konkret, Policia ka njoftuar prokurorin e gatshëm vetëm kur ka zbuluar automjetet me euro, duke faktuar se nuk kishte ndarë asnjë informacion me institucionin e Prokurorisë.
Në përfundim, Policia arriti të konkludonte në një operacion gjysmak, në të cilin u arrestuan vetëm shoqëruesit automjeteve, të cilët pretendojnë se nuk kanë asnjë dijeni se çfarë ka pasur në bordin e automjeteve që gjendeshin në mjetin e tyre transportues. Gjithashtu, policia deklaroi se ka shpallur në kërkim edhe dy persona nga Peshkopia, ndërkohë që Lulzim Basha, i cili ishte i pari që njoftoi për ngarkesën multi-milionëshe në euro u shpreh mesditën e së Hënës se paratë ishin destinuar për një grup trafikantësh nga Elbasani, të cilët veprojnë nën garancinë e Taulant Ballës.
Në këtë përballje deklaratash, deri më tani kreu i PD-së Lulzim Basha ka rezultuar më korrekt. Ai deklaroi i pari se autoritetet e huaja kanë njoftuar policinë shqiptare mbi një ngarkesë me 3.4 milionë euro që po mbërrinte në Shqipëri në bordin e dy mjeteve tip Toyota. Sipas tij, kjo ngarkesë e paligjshme po mbërrinte me garancinë e Taulant Ballës.
Nga ana tjetër, Policia e Shtetit dha informacion zyrtar, me një vonesë rekord, rreth 30 orë pas zbulimit të ngarkesës me disa milionë euro, shoqëruar me informacion të rremë lidhur me burimin e informacionit mbi këtë rast trafiku. Policia deklaron se ka marrë indicje nga burime të brendshme, ndërkohë që është e bindur se nuk po tregon të vërtetën, pasi paratë e zbuluara në automjetet Toyota kanë qenë të markuara dhe të pajisura me çip elektronik, të vendosur nga autoritetet e huaja.

“Boldnews.al”

Artikulli paraprakSi po vidhen qytetarët me faturat e energjisë elektrike nga banda e Ramës në OSHEE
Artikulli tjetërKaka, disa këshilla për Neymar