Fytyra e kaosit

Giampaolo ROSSI

Mund të jetë edhe një rastësi nga ato që i shërbejnë skeptikëve për të demonstruar se nuk ekziston një logjikë apo shkak për rrjedhjen e ngjarjeve në një mënyrë të caktuar. Megjithatë, është fakt të thuash se sa herë që shoqëria civile, aktivistët apo humanistët, “rojtarët” e demokracisë vendosin të dalin në shesh kundër të ligut të radhës, qoftë ai me emrin Putin, Trump apo Le Pen, pas tyre fshihet gjithmonë fytyra e Xhorxh Sorosit, më saktë portofoli i tij.
Edhe në rastin më të fundit, atë të urdhrit ekzekutiv të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump mbi ndalimin e emigracionit në vend, protestat që shpërthyen menjëherë nëpër Amerikë ishim orkestruar dhe organizuar nga grupe të financuara me paratë e miliarderit.
Siç ka theksuar edhe Aaron Klein në “Breitbart”, avokatët që kanë ngritur paditë ligjore kundër urdhrit ekzekutiv të Trumpit i përkisnin tri shoqërive në mbrojtje të të drejtave të emigrantëve: Unioni amerikan i Lirive Civile (ACLU), Qendra Ligjore Kombëtare e Emigracionit dhe Qendra për Drejtësinë Urbane. Të tri këto grupe financohen çdo vit me miliona e miliona dollarë nga shoqëria e famshme Open Society të Xhorxh Sorosit. Të dhënat madje tregojnë se ACLU ka marrë një shumë të majme prej 50 milionë dollarësh vetëm gjatë vitit 2014.
Një nga avokatet që qëndron në vijën e parë të sulmit në këtë betejë ligjore kundër veprimeve të presidentit amerikan, Taryn Higashi, është anëtare e Grupit Këshillimor të Iniciativës për Emigracionin Ndërkombëtar të Open Society. Pas manifestimeve dhe protestave që u zhvilluan në Shtetet e Bashkuara një ditë pas zgjedhjeve që nxorën fitimtar Donald Trumpin dhe pas Marshimit të Grave, kjo është iniciativa e tretë antiTrump ku është fshaqur hapur ndikimi i Xhorxh Sorosit kundër asaj pjese të shoqërisë amerikane që vendosi të votojë kundër kandidates së tij të prefereruar, Hillary Clinton.
Siç mund të thoshte në këtë rast edhe Poirot: “Një rastësi është vetëm një rastësi, dy rastësi janë shenja, tre rastësi janë prova”. Nëse në situatën aktuale shtojmë edhe betejën e famshme kundër “fake news” që janë duke ndotur në mënyrë të pështirë pastëritë që duhet të karakterizonte raportim gazetaresk, mund të thuhet se ekziston tashmë bindja e plotë se Sorosit nuk i ka pëlqyer aspak fitorja e presidencës nga republikani Donald Trump. Përveç financimit të protestave, ai ka nisur një betejë të vërtetë mediatike, ku “fake news” kanë filluar të prodhohen në masë për të përhapur keqinformim.

Soros dhe emigracioni i jashtëligjshëm

Ndërmjet të gjitha kauzave “progresiste” që Soros financon prej kohësh, ajo për të lehtësuar dhe promovuar emigracionin klandestin është ndoshta më e çuditshmja, por edhe një kauzë që na tregon shumë për aktivitetin dhe qëllimet e tij. Në vitin 2014, “New York Times” raportoi se vendimi i Obamës për të modifikuar ligjin e emigracionit për të lehtësuar identifikimin e personave të jashtëligjshëm, u nxit nga shoqëritë pro emigracion që ishin kthyer atëherë në një “forcë kombëtare” falë financimeve të majme të Sorosit.
Paratë vërshonin si lumë në shtëpitë e tyre përmes fondacioneve të pasura të majta, ndër të cilave edhe Open Society e Sorosit përveç Fondacionit Ford që shfaqet gjithmonë në kauza të tilla. “Gjatë dhjetë viteve të fundit”, shkruante “New York Times”, “këto donatorë kanë investuar më shumë se 300 milionë dollarë tek organizatat në mbrojtje të emigracionit, të cilat luftojnë prej kohësh për të njohur nënshtetësinë të individëve që kanë hyrë në mënyrë të jashtëligjshme në Shtetet e Bashkuara”.
Xhorxh Soros, i cili për nga profesioni është spekulator financiar, është kthyer tashmë në një individ që përmes parave të tij nuk prodhon pasuri, por varfëri. Aktiviteti i tij i preferuar është të vërë baste për humbjet e të tjerëve, ai fiton sa herë që bota humb. Soros i përket asaj shtrese të aristokracisë së pasur, të cilës krizat ekonomike dhe luftërat i gjenerojnë pasuri të jashtëzakonshme dhe pushtet gjithmonë e më të madh.
Është fakt tashmë se miliardat e tij, Xhorxh Soros i ka krijuar duke gjunjëzuar ekonomitë e gjysmës së botës. Diçka e tillë ka ndodhur edhe në Itali gjatë vitit 1992, kur u përball me sulmin e egër spekulativ të orkestruar nga fondi “Quantum” i Xhorxh Sorosit. Fondi spekulativ arriti të djegë mbi 48 mijë miliardë dollarë të rezervave valutore të Italisë, duke e ulur në gjunjë lirën italiane, njëlloj siç ndodhi me stërlinën angleze pak kohë më parë.
Por nëse themi që destabilizimi i ekonomive nëpër botë është profesioni i Xhorxh Sorosit, atëherë destabilizimi i qeverive është hobi i tij. Kështu, Sorosi financon prej kohësh revolucionin në mbarë botën, që nga Europa Lindore e deri tek Pranvera Arabe, të cilat nuk janë gjë tjetër veçse luftëra civile brenda shteteve sovrane për të zëvendësuar qeveritë legjitime me kandidatë të tjerë që i përgjigjen urdhrave të tij. Skema e Xhorxh Sorosit, përmes financimit të fushatave elektorale, është vendosja në pushtet e kandidatëve që kanë tendencë të mbrojnë “luftërat humanitare” përmes së cilave synohet të destabilizohen zona të tëra të botës.

Skema e Sorosit, të varfrit, refugjatët dhe emigrantët

Për ta thjeshtësuar sa më shumë sqarimin për “skemën e Sorosit”, mund të themi se është strategjia tipike e elitës teknofinanciare për të ndërtuar sistemin e vet të pushtetit global. Skema e Sorosit funksionin kështu: fillimisht elita prodhon të varfrit, më pas i transformon disa prej tyre në refugjatë përmes një lufte humanitare apo një revolucioni të çdo lloji (në fakt vlerësohet se refugjatët janë më pak se gjysma e emigrantëve).
Më pas i shtyn ata të hyjnë në mënyrë të jashtëligjshme në Europë ose në Shtetet e Bashkuara falë shoqërive të tij humanitare, duke i bërë presion qeverive perëndimore dhe liderëve të tyre të financuar përsëri prej tij, që të miratojnë legjislacione që e eliminojnë plotësisht emigracionin kandestin si një vepër të jashtëligjshme. Gjithçka, natyrisht, bëhet për hir të “humanizmit”.
Në këtë skemë nuk mund të anashkalohet roli thelbësor që ka sistemi mediatik dhe kultura për të manipuluar imazhet simbolike dhe për të ndërtuar “rrezikun ksenofob dhe populist” kundër kujdo që tenton të dalë kundër këtij procesi që vazhdon të funksionojë prej vitesh. Në fakt është mjaft e çuditshme të shikosh të majtën amerikane të Obamës apo të Hillary Clintonit që solidarizohet me çështjen e refugjatëve pasi kanë lëshuar mbi kokat e tyre 26 mijë bomba vetëm gjatë vitit 2016 (pothuajse 50 mijë të tilla përgjatë dy viteve të fundit) apo pasi i kanë shitur qeverive të tyre më shumë armë se çdo administratë tjetër e historisë moderne amerikane. Gjithçka është zhvilluar nën udhëheqjen herë të fshehtë e herë të hapur të Xhorxh Sorosit dhe nën hundën e atyre që sot dalin në shesh për të protestuar kundër presidentit Trump.

Përse shërben nxitja e emigracionit?

Emigracioni në thelb nuk është një proces natyror, por i nxitur për të konsoliduar një model të ngritur, jo mbi pasurinë reale të prodhimit të të mirave dhe të konsumit për të mirën e përgjithshme, por mbi pasurinë “jo reale”, atë të borxhit dhe të fajdeve, për të mirën e pakicës. Globalizimi nuk është gjë tjetër veçse procesi i përqendrimit të pasurisë në duart e një numri gjithnjë e më të vogël individësh, 1 për qindëshi i famshëm që kontrollon plot 50 për qind të pasurisë globale.
Për Perëndimin, shkatërrimi më i madh është shpërbërja dhe zhdukja graduale e shtresës së mesme të popullsisë, gërryerja tashmë konstante të asaj që ka qenë prej kohësh motori i zhvillimit ekonomik dhe civil gjatë shekullit të fundit. Nuk është rastësi që “skartimi i borgjezisë”, ëndrra e çdo ideologjie totalitare të majtë apo të djathtë, ecën përkrah me tentativat e destabilizimit të demokracive perëndimore përmes rrëzimit të qeverive teknokrate dhe reformave kushtetuese të shkruara direkt nga bankierët.
Për Sorosin dhe për elitën teknofinanciare, demokracia është një luks që po del jashtë mode ose siç ka shkruar dikur “Financial Times”, bibla e elitës financiare: Mekanizmat e sovranitetit popullor dhe të përfaqësimit parlamentar janë pengesë për menaxhimin e pushtetit.
Procesi i nxitjes së emigracionit i shërben një qëllimi të caktuar: shpërbërjes së rregullit social dhe kulturor, gjenerimit të konflikteve të vazhdueshme dhe të luftës ndërmjet të varfërve, imponimit të legjislacioneve më autoritare, alternimit të ekuilibrit demografik dhe rrafshimit të shtresëzimit social për të reduktuar peshën e shtresës së mesme të shoqërisë, elementi që sfidon dhe konfliktohet vazhdimisht me elitën.
Për Sorosin dhe miqtë e tij, ideale është krijimi i një shoqërie me dy nivele: një është elita që ka në dorë pushtetin ekonomik dhe vendimmarrës, e aftë për të menaxhuar edhe fluksin informativ dhe tjera është masa popullore gjithmonë e më e varfër. Masa bëhet plotësisht e varur nga elita dhe imazhi i promovuar prej saj, si dhe nga projekti globalist.
Identiteti kombëtar dhe fetar duhet të zhduket, pasi ndihmojnë të artikulosh mendimin dhe të logjikosh, me qëllim që të krijohet një masë funksionale dhe plotësisht e bindur përpara sistemit mbizotërues. Ëndrra e një bote të qeverisur nga një dorë plutokratësh, duhet të kalojë përmes shpërbërjes së Perëndimit siç e njohim sot. Emigracioni masiv i nxitur nga një tavolinë bisedimesh është përshkruar qartë edhe në deklarimet zyrtare të teknokratëve në lidhje me “Emigracionin zëvendësues” që shërben për të transformuar ëndrrën e tyre në makthin tonë.

Përgatiti:
KLARITA BAJRAKTARI

Artikulli paraprakKorrupsioni po rrëzon të majtën në Rumani
Artikulli tjetërOlsi tek trafiku i kokainës dhe makina e tij AA 653 DM