Furgoni i mallrave del nga rruga në mes të qytetit, merr çfarë gjen përpara! Plagoset shoferi dhe pasagjeri

Një aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të diele në bulevardin kryesor të qytetit të Pogradecit.

Sipas informacioneve një furgon mallrash ka dalë nga rruga dhe është përplasur fillimisht me shtyllën e ndriçimit dhe më pas ka marrë para pemë dhe vazo dekorative pranë një lokali.

Si pasojë e këtij aksidenti janë shënuar dëme të shumta materiale ndërsa drejtuesi i mjetit së bashku me pasagjerin ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore por do tiu nënshtrohen vizitave mjekësore.

Policia ndërkohë shkoi në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit, por dyshohet se aksidenti mund të jetë shkaktuar nga përgjumja e drejtuesit të mjetit.

Artikulli paraprakBasha uron festën e Kurban Bajramit: Shtroftë rrugën përpara me mbarësi, me fat e me begati!
Artikulli tjetërProcedohet penalisht Tom Doshi, bën sherr me dy vëllezër për çështje pronësie