Fundi i kimioterapisë, qelizat kancerogjene mund të vetshkatërrohen

Çdo qelizë në trupin e njeriut e përmban një ‘kod vrasës’ i cili mund të nxitet për t’u vetëshkatërruar.
Këtë zbulim e kanë bërë hulumtuesit e universitetit Northwestern në Illinois, të cilët besojnë se ky zbulim mund të përdoret në të ardhmen për luftën kundër kancerit, transmeton Telegrafi.
Më hollësisht, ata parashikojnë se qelizat e keqe mund të inkurajohen të “kryejnë vetëvrasje” pa pasur nevojë të përdorim kimikale toksike.
Dhe, ky proces, mund të nënkuptojë përfundim të trajtimit me kimioterapi, i cili vetëm sa i ndezë ato qeliza më shumë.
“Tani që e dimë këtë kod vrasës, ne mund ta nxisim mekanizmin pa pasur nevojë përdorimin e kimioterapisë dhe pa e ngatërruar gjenomin”, ka thënë autori i këti studimi, Marcus e. Peter.
“Qëllimi im nuk ka qenë të zbuloj një substancë të re toksike e artificiale. Unë kam dashur ta ndjekë rrugën e natyrës. Dua ta përdor një mekanizëm të cilin e ka dizajnuar natyra”, ka shtuar ai.
Sidoqoftë, ai ka treguar se një terapi potenciale me këtë metodë është shumë vite larg.
Përndryshe, vlen të ceket se ky studim është publikuar në revistën ‘Nature Communications’

Artikulli paraprakDallimi mes sulmit në zemër dhe sulmit në tru, shenjat që mund t’ju shpëtojnë jetën
Artikulli tjetërDy arsyet pse Rama u hakmorr ndaj Fatmir Xhafës