Freiburg interesohet për Ajetin

SPAL dhe Freiburg, janë këto dy skuadrat në pole position për të fituar shërbimet e mbrojtësit të kombëtares shqiptare, Arlind Ajeti. Pas një sezoni jo shumë pozitiv te Torino, mbrojtësi 23-vjeçar është vënë në qendër të vëmendjes së disa skuadrave, por dy destinacionet më të mundshme të momentit janë debutuesit e SPAL në Serie A dhe gjermanët e Freiburg që këtë sezon do të luajnë në Europa League.
Kontrata e Ajetit me Torinon skadon në vitin 2019, por mesa duket, lojtari shqiptar nuk është më në planet e Sinisa Mihajloviç, i cili ka ndezur dritën jeshile për largimin e tij. Ajeti debutoi në Serie A dy sezone më parë me fanellën e Frosinones. Gjatë verës së shkuar ai u transferua te Torino me parametra zero. Gjatë sezonit të fundit, Ajeti u aktivizua vetëm 4 ndeshje me fanellën “Granata” ku shënoi edhe 1 gol. Ajeti e ka fituar titullin në Zvicër plot 5 herë me fanellën e Baselit ku nisi karrierën si profesionist në vitin 2010. Transferimi i mundshëm i tij në Gjermani te Freiburgu mund të hapë një kapitull të ri në karrierën e lojtarit shqiptar, i cili kërkon më shumë hapësira gjatë sezonit të ri.

Artikulli paraprakFaqja e pare
Artikulli tjetërIraklis synon mesfushorin shqiptar