Foto-lajm, braktisja e madhe e Ramës në Shkodër, as 150 persona në takim

Rama është i braktisuri i madh. Atë që nuk e kanë treguar mediat, ka të bëjë me këtë foto që i ka shpëtuar censurës së partisë-shtet. Foto tregon qartë se në takim nuk kanë qenë më shumë se 150 persona në një qytet që kalon 200 mijë banorët.

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një vizitë në Shkodër, ku kishte programuar disa takime. Nën masa të forta sigurie, me një prani të lartë të forcave speciale, Rama është pritur në kryeqendrën e veriut me protestat e qytetarëve dhe studentëve.

Axhenda e takimeve të kryeministrit është përmbyllur me eventin “Bashkia që duam”, ku ai zgjodhi të tregonte historitë e 2017, por nuk artikuloi emrin e kandidatit ose kandidates që PS ka për bashkinë më të madhe në rajonin verior, edhe pse opozita ka eklaruar se nuk merr pjesë në atë që e quan si procesin farsë të 30 qershorit.

Por ajo që ra në sy ishte fakti se Rama në këtë event, ishte braktisur tërësisht nga qytetarët. Foto e mëposhtme tregon qartë sesa persona ishin të pranishëm në këtë takim, shifër kjo edhe më e ulët se ata që Rilindja ka punësuar në institucionet shtetërore në qarkun e Shkodrës.

Ndoshta edhe ata kanë nisur të mos i binden urdhërave të kryeministrit, apo organizatorëve të takimit të tij.

Artikulli paraprakRilindasi kryeministër trim me fletë, futet si diversant nëpër qytete…
Artikulli tjetërAktori i njohur shpërthen ndaj Veliajt: Je njësoj si ata që vjedhin kapakë pusetash natën…