FNSH zbarkon në qytetin bregdetar! Çfarë po ndodh në Durrës?

Forca të shumta të FNSH kanë zbarkuar në aksion në Durrës për arrestimin e disa efektivëve të policisë, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre.

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm (SHKB) ka proceduar disa efektive policie në Durrës e Shijak.

Burime thanë se ShKB, në bashkëpunim me prokurorinë e Durrësit, kanë nisur një hetim që po finalizohet me procedimin e një numri të lartë efektivësh policie.

Sipas burimeve, bëhet fjalë për më shumë se shtatë-tetë efektivë, të cilëve do t’u pritet gjatë orëve në vazhdim fletë-arresti.

Ata akuzohen për shpërdorim detyre, ndërsa forcat e FNSH po punojnë për shoqërimin e tyre…

Aksioni është në vijim e sipër ndaj dhe nuk ka shumë informacione mbi të arrestuarit dhe emrat e tyre.

1 15

Artikulli paraprakPedagogu që merrte 150 euro për provim është kunati i anëtares së KPK: “Aman, o ti”…
Artikulli tjetërPlagoset me thikë një polic në detyrë në burgun e Fierit, policia fsheh ngjarjen, reagon Berisha