“Fjeta në një gropë me dëborë, me 3 palë xhupa”, alpinisti shqiptar rrëfen eksperiencën e tij në Antarktidë

Alpinisti Florin Sulo foli mëngjesin e sotëm për eksperiencën e tij në Antarktidë.

Ai tregoi në “Good Morning Albanians” se një natë kishin fjetur mes akullit e borës dhe pavarësisht sa e vështirë mund të duket kjo, Florini tha se veshja me shumë shtresa i ndihmoi.

“Fjetëm një natë në Antarktidë. Fjetëm në borë dhe në akull. Është pak e vështirë për të fjetur duke qenë se është 24 orë ditë, por fjetëm. Ishte ftohtë në fillim, por kishim veshur disa shtresë.

Kishim veshur 3 palë pantallona, streçe termike, 2 palë çorape, 2 palë dorashka dhe më pas ato sipër. Madje kur u zgjova kisha shumë vapë.”-tha Florin Sulo.

Artikulli paraprakQarku i Korçës përfshihet nga reshjet e dëborës, rekomandohen gomat dimërore
Artikulli tjetërAkuzohet për abuzim me tenderat, SPAK kërkon 3 vite e 6 muaj burg për Lefter Allën