Fjalimi i sotëm i Lulzim Bashës, shpagimi i shumë demokratëve që prisnin prej dy vitesh!

Nga Sidi Hasanaj

Mbase fjalimi që rrezononte më shumë shkëlqim, të vërteta thelbësore, kurajo dhe sinqeritet i artikuluar prej vitesh nga një lider politikë, ishte fjalimi i sotëm i kryetarit të PD Lulzim Bashës.

Së pari, shkëlqeu në mënyrën e trajtimit të çështjeve më të rëndësishme të Shqipëtarëve. I dha fytyrën më njerëzore problemeve ekonomike të vendit tonë, plagëve tona.

Preku aq specifikisht dhe realisht me shifra se si qeveria e Ramës është qeveria me më shumë shpenzime operative luksi në ballkan, ndërkohë që është qeveria që asiston ekonomikisht më pak nga çdo qeveri ballkanase Fermerët e vendit. Ilustroi se si në një anë të kufirit fermerët e Kosovës I gëzohen fryteve të djersës së tyre, sepse kanë në krah subvencionet shtetërore, kanë në krah infrastrukturën, kanë aksesin në treg.

Ndërkohë në Shqipëri fermerët dhe gjithë sipërmarrësit e vendit përballen me monopolet e komanduara nga Rama që në bashkëpunim me disa grosistë klientë të pushtetit, vret mundin dhe djersën e fermerëve me mallra të skaduara.

Kur në rrugët e vendit blegëtorët po protestojnë për padrejtësinë që Oligarkët e sektorit të tyre po ju bëjnë me çmimet e qumështit, dhe askush nuk përcjell zërin e tyre… as Berisha, as Rama askush, Lulzim Basha përmendi “Grosistët” që po shkatërrojnë të ardhmen e blegëtorëve, grosistët që funancojnë partinë socialiste dhe Rithemelimin.

Së dyti, bëri mbase mea culpën më të fortë të bërë ndonjëherë.

“Nëse ka një njeri që mban përgjegjësi për këtë turp, i pari jam unë sepse të gjitha aty janë me firmën time, pavarësisht se bëjnë sikur kanë harruar.” Tregoi qartë se dikush (Salianji) po bën luftë personale (shpesh me pazare) për problemet që ka ende pazgjidhur me drejtësinë për çështjen e fabrikimit të audios “babale”.

Se si Bardhi në mënyrën më meskine po operon vetëm për të siguruar një mandat deputeti personal në parlamentin e ardhshëm, sesi Bylykbashi me shokë nuk duan lista të hapura por kërkojnë të mbajnë ende listat e hartuara nga kryetarët e partive si formula shkatërrimtare e 2008.

Vuri gishtin mbi plagët që vetë Lulzim Basha ka shkaktuar (pa qëllim) duke zgjedhur këta pupacë meskinë dhe arrivistë në listat e deputetëve të 2021… u distancua prej tyre me përçmim dhe me akuza të drejtpërdrejta… me kurajo lideri!

Së fundmi, në formën më të qartë bëri kontrastin me Ramën e Berishën. Sot në Shqipëri ka dy pole që po luftojnë për një institucion, SPAKun!

PS dhe Rithemelimi po e sulmojnë furishëm në çdo formë SPAKun, ndërkohë defakto mburoja e Drejtësisë është bërë Lulzim Basha dhe PD.
Goditi Ramën, Veliajn për inceneratorët por me një dallim substancial nga Berisha:

Pa bërë adhurusin e Arben Ahmetajt siç Berisha dhe makineria mediatike e rithemelimit po bën së fundmi. Jo, jo. Basha e përmblodhi me një batutë të vetë Ramës “kokat hëngshin gjithë mamuthët e korrupsionit nga Rama te Ahmetaj”.

Ky është luftëtari me fytyrën më njerëzore që unë kërkoja, ai për të cilin si çdo kush që e ka përkrahur këto dy vite, jam anatemuar.
Lideri që godet pronarët e mediave, oligarkët, bosët e krimit dhe politikanët më fuqishëm të lidhur simbiotikisht me njërintjetrin kundër Drejtësisë së Re dhe SHBA.

Ky është lideri që bën betejat e mija, beteja për të vërterën sesi Shqipërinë e kanë dërrmuar mumjet 33vjeçare të korrupsionit… me erma dhe në formën më kurajoze përballë tyre.

Ky është lideri që shtetin e koncepton si instrumentin për të ndihmuar dëshirën e njerëzve për punë dhe sipërmarrje private, doktrinën e djathtë.

Sot Lulzim Basha më dha shpagimin e mbështetjes sime ndaj tij në dy vitet e fundit, sot më dha shpresë si askush tjetër. Sot me kokën lart dhe pa asnjë kompleks, unë jam krenar që zgjodha të jem krah tij!

Artikulli paraprakLulzim Basha: Alternativa jonë është e qartë
Artikulli tjetërMishi i kuq apo i bardhë, cili e rrit më pak kolesterolin? Ja çfarë thonë studimet