“Fjalimi i Metës, ashtu si fjalimet e Berishës dhe Ramës, m’u duk mjerim mendor, vulgaritet i plotë i një torrollaku në qorrsokak”

Studiuesi dhe pedagogu Gëzim Basha, njëkohësisht një ndër themeluesit e degës së PD në Gjirokastër, një një postim në profilin e tij të rrjetin social facebook, shkruan se fjalimi i Metës, ashtu si fjalimet e Berishës dhe të Ramës, janë një mjerim mendor dhe vulgaritet i plotë.

“Fakti që ky injorant agresiv ka qenë në zyrën më të lartë të shtetit tregon se sa poshtë ka rënë dinjiteti i republikes sonë!” – shkruan studiuesi Basha.

Më poshtë postimi i plotë:

Pashë Ilir Metën në Youtube dhe u pérpoqa të gjej se cilin mur i paska prishur Serbisë ky Sali Berisha?

Serbia ka një GDP rreth katër herë më të madh se Shqipëria dhe një volum investimesh të huaja, për numër banorësh, dhjetë herë më të lartë. Shpenzon miliarda euro për blerje avionësh ndërkohë qe hapsirën tonë ajrore e patrullojnë me rradhë Italia dhe Greqia.

Fjalimi i Metës, ashtu si fjalimet e Berishës dhe Ramës, m’u duk mjerim mendor, vulgaritet i plotë i një torrollaku në qorrsokak…

Fakti që ky injorant agresiv ka qenë në zyrën më të lartë të shtetit tregon se sa poshtë ka rënë dinjiteti i republikes sonë!

Artikulli paraprakBasha thirrje deputetëve: Mbështesin amendamentet pro SPAK dhe kundër korrupsionit! Sulmet e Ilir Metës? – ‘Performancë e mjerueshme’
Artikulli tjetërShakaja e vitit/ AKSHI: Shqipëria u rendit vendi i parë në botë për sigurinë kibernetike