Faktorët që ndalojnë ripërtëritjen e qelizave të reja në tru

Ushqimi i zgjedhur të bën që të mbash larg kancerin. Kjo është një nga këshillat kryesore të mjekëve onkologë, të cilët rekomandojnë mospërdorimin e ushqimeve që përmbajnë elementë toksikë. Kështu konservat, peshqit e rritur në akuarium apo edhe qumështi industrial përmbajnë lëndë që shkaktojnë kancer të zorrës së trashë apo edhe të aparatit tretës. Por edhe uji i ndotur mund të jetë një nga faktorët kryesorë të shfaqjes së tumoreve të ndryshme. Studimet e viteve të fundit kanë treguar se, femrat janë më të rrezikuara të preken nga kanceri për shkak të kimikateve që gjenden në shtëpi. “Boja e mureve, mobiliet, tapetet, veshjet, por edhe produktet kozmetike, shampot e ndryshme, produktet për pastrim shtëpiak mund të jenë shkaktarë të shfaqjes së kancerit”, thonë studiuesit evropianë. Ndërkohë që edhe gazi, benzina dhe nafta sidomos për ata që punojnë për nxjerrjen e tyre, janë shkaktarë të tumoreve. Sipas specialistëve, rrezik kanceri tek lëkura shfaqin edhe prodhimet farmaceutike dhe ato kozmetike.

Dhjetë mënyrat e të sjellurit që dëmtojnë trurin
Humbja e gjumit mund të kthehet në një faktor të vërtetë rreziku për shëndetin tuaj. Truri, si organ i brendshëm i njeriut, ka nevojë për pushim. Pagjumësia e madhe apo çrregullimet e theksuara të gjumit përshpejtojnë vdekjen, sepse mungesa e gjumit shoqërohet me eliminimin e qelizave trunore.

Mosngrënia e mëngjesit
Njerëzit, të cilët nuk hanë mëngjes do të kenë sasi të pakta të sheqerit në gjak dhe si rezultat i kësaj, truri nuk do të ketë rezerva të mjaftueshme ushqyese, prandaj shkakton degjenerimin e trurit. Kështu edhe në rastet e dietave ushqimore ngrënia e mëngjesit është e rekomanduar nga dietologët.

Ngrënia pa masë
Jo vetëm mungesa e oreksit, por edhe ngrënia e tepërt është një ves që shkakton forcimin e arterieve trunore, e cila të shpie deri në zvogëlimin e fuqisë mentale. Në një dietë të shëndetshme ditore parashikohet edhe një sasi e caktuar ushqimi, për të mos rrezikuar mbipeshën dhe probleme të ndryshme shëndetësore.

Pirja e duhanit
Përdorimi i duhanit, tashmë dihet se është i dëmshëm për shëndetin tuaj. Pirja e tij shkakton tkurrje të shumëfishtë të trurit dhe mund të shkaktojë sëmundjen e alzaimerit.

Përdorimi i tepërt i sheqerit
Eksperimentet e ndryshme të realizuara në vite kanë treguar se, përdorimi i tepërt i sheqerit, qoftë ai në ngrënie apo pije, pengon në thithjen dhe përvetësimin e proteinave dhe lëndëve të tjera ushqyese, duke shkaktuar vështirësi në zhvillimin e trurit.

Ndotja e ajrit
Edhe faktorët ambientalë veprojnë drejtpërsëdrejti në shëndetin tuaj. Një faktor i tillë është edhe ndotja e ambientit. Kjo ndodh sidomos në zonat urbane. Truri është njëri prej konsumatorëve më të mëdhenj të oksigjenit në organizmin tonë. Thithja e ajrit të ndotur dobëson furnizimin e trurit me oksigjen, duke zvogëluar efikasitetin e tij.

Mbulimi i kokës përgjatë fjetjes
Për disa prej jush të mbulosh kokën kur fle mund të jetë një veprim i njohur. Por të mbulosh kokën përderisa jeni duke fjetur, çon në shtimin e dioksid karbonit dhe zvogëlimin e oksigjenit, gjë që shkakton dëmtimin e trurit.

Aktivizimi i trurit kur je i sëmurë
Puna e vështirë apo të studiuarit gjatë sëmundjes çon në zvogëlimin e efektshmërisë së trurit, si dhe prishjen e tij. Kur jeni i sëmurë duhet të tregoheni të kujdesur dhe të relaksoheni.

Dieta e duhur për një mendje të kthjellët
Sot, shkenca dhe mjekësia ka bërë të mundur që të evitohen ose të shërohen shumë sëmundje të përhapura të trupit dhe të mendjes, duke bërë një jetë të shëndetshme. Një rol të rëndësishëm luan ndjekja e disa rregullave të thjeshta të dietës dhe shëndetit. Një dietë vegjetariane ndihmon shumë jo vetëm për të pasur një trup të shëndetshëm, por edhe për të pasur një mendje të qetë dhe të kthjellët. Ndërsa, ushqimi i mirë është vital për shëndetin edhe agjërimin, dieta, është po aq e rëndësishme. Trupi ynë ka nevojë për pushime periodike dhe kjo përfshin edhe organin tonë të tretjes.

Të mbash trupin dhe mendjen të freskët
Është e nevojshme për t’u kujdesur për shëndetin mendor dhe fizik. Jo vetëm faktorët fiziologjikë, por edhe ato psikologjikë mund të jenë të dëmshëm për shëndetin tuaj. Mos u ndikoni nga stresi, duke përdorur shumë vakte që “të ngushëllojnë”, ndiqni një dietë të rregullt. Pas një dite të lodhshme dhe stresuese trupi ka nevojë për energji. Lëngjet, vitaminat, disa ëmbëlsira mund t’iu bëjnë të ndiheni më energjikë. Për të mbajtur trupin dhe mendjen të freskët, gjatë viteve të pleqërisë, duhet të ndiqni sa më shpejt që të jetë e mundur një stil jete të përshtatshme për të ruajtur aftësitë e trupit, për të nxitur trurin dhe për të ruajtur funksionet e mendjes. Për këtë është i këshillueshëm si aktiviteti fizik, ashtu edhe ai mendor.

Efektet negative të pagjumësisë në tru
Pagjumësia mund të shkaktojë ndalimin e qelizave të reja në tru, sipas sugjerimit të një studimi. Një grup studiuesish zbuloi se pagjumësia ndikon në atë që në gjuhën mjekësore quhet hipocampus dhe shpjegohet të jetë rajon i trurit, që ka të bëjë me krijimin e memories. Studimet e kryera rreth formimit të trurit tregojnë se, ato që sjellin efekte në tru janë pikërisht hormonet e stresit. Studimet janë kryer te kafshët, duke marrë disa prej tyre dhe duke i lënë 72 orë pa gjumë. Pastaj, janë krahasuar kafshët e lodhura prej gjumit me ato që kanë kryer procesin normal të fjetjes dhe kanë zbuluar se ato që nuk kishin fjetur, kishin një nivel më të rritur të hormoneve të stresit, që quhet ndryshe corticosterone, shoqëruar kjo edhe me rënien e ritmit të prodhimit të qelizave të reja në tru.

Ndikimi i stresit në shëndetin mendor
Stresi mund të ketë një ndikim serioz në shëndetin tuaj, sidomos nëse ai bëhet kronik. Ai godet zemrën dhe qarkullimin e gjakut, sistemin nervor dhe atë imun. Shkakton dhembje gjymtyrësh, ankth e vështirësi në të kuptuar. Të gjitha këto shkaktojnë probleme të dobësimit të arterieve të gjakut, diabetit, astmës, probleme në marrëdhëniet me njerëzit dhe sjellje e vakët në shkollë apo punë. Kur ju jeni të stresuar, trupi juaj çliron hormone që shpeshtojnë frymëmarrjen dhe rrahjet e zemrës dhe japin një vërshim energjish. I gjithë trupi përgatitet të përballet me rrezikun. Gjithë muskujt, nervat dhe hormonet vihen në funksion për reagimin në gjendjen e stresit. Ky reagim në fakt varet nga situata ku ndodheni, kur situata stresuese kalon, trupi kthehet në gjendjen e tij normale.

Artikulli paraprak“Vrasësi” i Manchester
Artikulli tjetërRaporti: Shqiptarët të fundit në rajon për të ardhurat për frymë