Everton në merkato, blen Schneiderlin

Morgan Schneiderlin do të luajë pjesën e mbetur të sezonit tek Everton. Klubi nga Liverpuli arriti akordin me Manchester United për blerjen e kartonit të futbollistit në merkaton e janarit për një vlerë prej 22 milionë paund, shifër kjo që mund të shkojë në 24 milionë paund së bashku me bonuset.
Schneiderlin u transferua nga Southampton te Manchester United në vitin 2015 për 25 milionë paund, por me ardhjen e Jose Mourinhos ai nuk është aktivizuar shumë me “Djajtë Kuq”, pasi ka luajtur vetëm 8 ndeshje nën drejtimin e portugezit.
Lajmi për akordin e Everton për blerjen e Schneiderin u publikua disa ditë pas kërkesës së bërë nga trajneri Ronald Koman për ndërhyrjen e klubit në merkaton e transferimeve pas eliminimit në Kupën e Anglisë nga Leiçester.

Artikulli paraprakPremier Liga mund të ndalet
Artikulli tjetërTarifat e vendorëve më të shtrenjta se taksat