Evakuime në të gjithë Rusinë për sulme me bomba

Një seri e kërcënimeve anonime me bombë gjatë thirrjeve telefonike tek autoritetet në qytetet në gjithë Rusinë, prej ditës së djeshme, kanë shkaktuar evakuime në shkolla, qendra tregtare, teatro dhe universitete.
Disa media rajonale në Rusi, duke i cituar policitë lokale, kanë raportuar se evakuimet ishin të ndërlidhura me ushtrimet ushtarake, por ka raporte ku citohen zyrtarët që kanë thënë se evakuimet janë pasojë e kërcënimeve anonime me bomba.
Raportohet se zyrtarët e sigurisë i kanë evakuar njerëzit nga ndërtesat në qytetet Çelabinsk, Magadan, Jekaterinburg, Stavropol, Ufa, Oms, Novosibirsk, Riazan, Brianks, Perm, Krasnojarsk, Vlladivostok dhe Juzhno-Skalinsk.
Autoritetet e qytetit Perm i kanë mbyllur shkollat pas kërcënimeve me thirrjet telefonike anonime, në shtatë shkolla dhe në stacionet e trenave. Raportohet se në qytetin Surgut në Siberi, ushtarët e armatosur i kanë ndalur makinat për të kryer kontrolle.

Artikulli paraprakHill: Të përdorim programin e mbrojtjes nga raketat si zgjidhje e fundit
Artikulli tjetërSHBA: Ne do të veprojmë ndaj Koresë