Europa League, Roma pa sulmuesin ndaj Brighton, De Rossi e lë në shtëpi

Romelu Lukaku nuk do të jetë i gatshëm në ndeshjen e kthimit të Romës ndaj Brighton, për llogari të Europa League. Qendërsulmuesi belg, sqaron Sky Sport, në fakt nuk ka udhëtuar me skuadrën e Daniele De Rossit dhe do të stërvitet në Trigoria.

Lojtari zhvilloi një seancë stërvitore individuale dhe duke marrë parasysh edhe suksesin 4-0 në aktin e parë, tekniku De Rossi e pa të arsyeshme ta lërë në shtëpi. Lukaku ka qenë mjaft produktiv në këtë edicion me Romën. Kujtojmë që në Serie A deri më tani ka realizuar 10 gola.

Artikulli paraprakShenjat paralajmëruese që tregojnë se vuani nga ankthi
Artikulli tjetërEksperti Prelec: Zbatimi i vendimit për Manastirin e Deçanit, ndihmon Kosovën në skenën ndërkombëtare