Eurodeputeti: Shqipëria të zbatojë 15 kushtet për të nisur negociatat e pranimit në BE

Eurodeputeti David Lega komenton progres raportin e BE për Shqipërinë. Në një postim në Twitter, Lega shprehet se kushtet që i janë vënë Shqipërisë për të nisur negociatat e pranimit janë 15 kushtet.

Sipas tij, minimizimi i kritereve të pranimit do të rrezikonte kredibilitetin dhe besueshmërine Bashkimit Europian.

Postimi
Komisioni Europian vazhdon të përsërisë se besueshmëria e BE varet nga hapja e negociatave të pranimit me Shqipërinë. Ndërsa më duhet të theksoj se besueshmëria e BE-së varet nga përmbushja e 15 parakushteve të BE-së nga Shqipëria, para se të vazhdohet me procesin e pranimit në BE.

Rruga drejt anëtarësimit në BE është një nga kërkesat që synojnë garantimin e demokratizimit, modernizimit, sundimit të ligjit dhe garantimit të stabilitetit. Nëse anëtarët e rinj bashkohen pa respektuar plotësisht vlerat thelbësore të BE-së, do të minonin besueshmërinë e BE-së në tërësi.

Minimizimi i kushteve të pranimit do të rrezikonte kredibilitetin e BE-së, si dhe të ardhmen demokratike të shqiptarëve. BE -ja i detyrohet si qytetarëve të BE-së ashtu edhe miqve tanë shqiptarë që të shqyrtojnë me seriozitet reformat themelore të nevojshme në Shqipëri.

1 17

 

Artikulli paraprakBerisha nga Dibra, Ramës: Do të përballesh me demokratët për gjithçka ke bërë
Artikulli tjetërBardhi: Ka ardhur momenti që në institucionet më të larta shtetërore të kemi persona të palidhur me krimin