Është ministri apo Kryeministri?

Bledi KASMI

Prej më shumë se një jave që nga dita kur ish-Kryeministri Berisha deklaroi në Parlament se vendi do të përballet me një tjetër skandal edhe më të madh seksual se ai i Shukriut nga Dibra, opinioni është gozhduar për të gjetur prenë e radhës të çimkave. Kush është ministri i radhës i kapur në këtë skandal? Kjo mbetet për t’u parë gjatë orëve të ardhshme, veçse burime të medias kanë raportuar mbrëmë se ministri po mundohet që me paratë e drogës dhe të trafiqeve të blejë regjistrimin dhe të mos lejojë që të publikohet në media.
Po përse i gjithë ky interesim i opinionit? Arsyeja është e thjeshtë. Kjo qeveri është kthyer në një bordello gjigante dhe njerëzit kanë kërshëri të shikojnë prostitutën e radhës të veshur me mantel politik. Që nga dita e parë e ardhjes së tyre në pushtet, kjo qeveri nuk ka bërë asnjë punë tjetër dhe nëse ajo do të mbahet janë pikërisht skandale të tilla seksuale.
Në Sarandë doli për të parën herë në historinë e këtyre 25 viteve një pedofil me emrin Agron Cane, i cili kërkonte seks në këmbim të vendit të punës me një minorene dhe bashkë me nënën e vet. Skandali mori dhenë dhe pas atij pedofili ishte një tjetër monstër perverse me mandat politik që i kishte dhënë fjalën Canes se do ta bënte edhe Kryetar bashkie, dhe ky ishte Koço Kokëdhima.
Pas videos së pedofilit të Sarandës shpërtheu një tjetër skandal. Liza, Drejtoresha e Arsimit në Lushnjë, jo vetëm që merrte para për vendet e punës, por në të njëjtën kohë i kërkonte edhe favore seksuale për shefat politikanë në Tiranë të gjithë të rejave që donin të hynin në rrugën e mësimdhënies.
Pas Lizës doli skandali tjetër i deputetit, Ndoka, i cili sipas dosjes italiane ishte dënuar në Itali për trafik prostitucioni dhe nuk ishte kursyer për të trafikuar edhe ish-të fejuarën e vëllait të tij.
Dhe, skandalet nuk kanë fund në një qeveri bordello. Një tjetër deputet me emrin Mark Frroku rezultoi se në Belgjikë kishte vrarë një shtetas shqiptar për shkak të lidhjes që ai kishte patur me një nga prostitutat që Frroku e punonte në këtë vend.
Historitë arritën kulmin me Shukriun, Kryebashkiakun e Dibrës, i cili në vazhdën e skandaleve të njëpasnjëshme të kësaj qeverie u kap në marrëdhënie seksi me një 21-vjeçare në këmbim të vendit të punës.
I fundit deri në këto momente që i ka vënë vulën është Kryebashiaku i Kavajës, Rroshi i dënuar në Itali në vitin 1995 për përdhunim në grup. Të gjithë këta janë detyruar që të largohen nga pasja e skandaleve të tilla, ndërsa në pritje është edhe preha e radhës e videos së ministrit me tranvestitin. Kush është ai?
Përgjigja e kësaj pyetjeje nuk ka shumë rëndësi. Kjo është një qeveri bordello dhe këto janë të gjithë njëlloj. Të gjithë kanë histori të tilla dhe nuk duhet harruar edhe festat e kryebashkiakut të Tiranës, të denoncuara me foto, bashkë me homot e tjerë, që sot i qëndrojnë në krah Ramës në Kryeministri.
Nuk ka rëndësi sot se kush është emri i minisrit të fundit.Ai është një prej tyre. Rëndësi ka degradimi që ka pësuar ky vend që drejtohet. Asnjëherë më shumë se sot shqiptarët nuk janë ndjerë më të poshtëruar në të gjithë qenien e tyre.
Ministri i radhës që do të dalë në video-skanal do të ikë edhe ai, por kjo është një zgjidhje e mangët në rast se nuk do të rrëzohet e gjithë kjo qeveri e ngritur mbi perversitetin. Nuk duhet kërkuar më vetëm largimi u ministrit të radhës, por i kreut të kësaj maskarade që po luhet për çdo ditë në sytë tanë dhe ky është Edi Rama.
Në rast se ai nuk largohet, atëherë ai vetëm do të prodhojë Shukri të tjerë dhe ministra tranvestitë, sepse ky është një nga dy kriteret mbi të cilët ai rekruton besnikët e tij, të cilët ose duhet të jenë pjesë e grupit të orgjive ose do të jenë nga bota e krimit.

Artikulli paraprakDrejtësia, Hahn kërkon reformë me 93 vota dhe kompromis për çështjet politike
Artikulli tjetërBllokimi i punës së “Bankers”, shteti humbje të mëdha, rrezikohet plani i doganave