Enriketa Papa: Historia do gjykojë “kapo-bandat” e turmave politike

Në një postim në profilin e saj në rrjetin social facebook, historiania e njohur, Enriketa Papa, shprehet se historia do gjykojë “kapo-bandat” e turmave politike, të tjerët do harrohen. “Të shijojnë dhe ça u ka mbetur nga “fitorja e Piros”!” – shkruan ajo, duke iu referuar zhvillimeve të fundit në PD.

Më poshtë postimi i plotë:

Ç‘mund te ndodhte pas emisionit te RAI3, qe te tere te nguleshin para TV, FB, per te ndjekur sagen e PD?
Tani qe “vula” u zgjidh, gjithekush te mendoje perse nisi gjithcka. Zgjidhje “deus ex machina” nuk ka me. Asnje te mos genjeje mendjen se larja e duarve ka te beje me larjen e ndergjegjes.
“Vajtja ne Kanose” nuk ka lidhje me politiken shqiptare, qe vetem fisnike nuk eshte. Gjithkush qe luan shah me militantet, mos genjejne veten se eshte Henri IV apo Gregori VII.
Per disa “the show must go on”, per te tjere, jo me!
Historia do gjykoje “kapo-bandat” e turmave politike, te tjeret do harrohen. Te shijojne dhe ca u ka mbetur nga “fitorja e Piros”!

Artikulli paraprakVala e të nxehtit, çfarë duhet të bëni dhe çfarë të shmangni
Artikulli tjetërAlice në Rakiland