Emre Can qëndron në Angli

Emre Can e ka bërë zgjedhjen për të ardhmen. Mesfushori gjerman nuk do të rinovojë kontratën me Liverpoolin, që skadon në qershorin e ardhshëm dhe as nuk do të transferohet te Juventusi, që e kërkon prej 1 viti. 23-vjeçari preferon të qëndrojë në Premier League dhe ka zgjedhur Manchester Cityn e Guardiolës, si destinacionin e radhës, por transferimi mund të përshpejtohet edhe në janar, nëse dy klubet gjejnë gjuhën e përbashkët për kartonin e lojtarit.

Artikulli paraprakRamires, gati të vihet në dispozicion të Spallettit
Artikulli tjetërShans i ri për De Boer, e kërkon Rangers