Emrat/ Basha falenderon demokratët dhe uron kryetarët e degëve të sapo zgjedhur të PD në Fier, Patos e Roskovec

Kreu i PD, Lulzim Basha, nëpërmjet një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, ka uruar demokratët dhe kryetarët e degëve të sapo zgjedhur në këto 3 qytete: Të Fierit, Patos dhe Roskovec.

Basha shprehet se, “ne jemi në gjendje për të prezantuar një politikë me fytyrë njerëzore dhe këtë do ta bëjmë me njerëzit e duhur, që besojnë te vlerat dhe parimet.”

Postimi i kreut të PD Lulzim Basha

Mirënjohje për demokratët e Roskovecit, Patosit dhe Fierit, falë përkushtimit dhe qëndresës së tyre të pashembullt Partia Demokratike arriti të mbijetojë dhe të nisë ringritjen e pakthyeshme.

Ne jemi në gjendje për të prezantuar një politikë me fytyrë njerëzore dhe këtë do ta bëjmë me njerëzit e duhur, që besojnë te vlerat dhe parimet.

Urime dhe suksese të përzemërta anëtarëve të kryesive dhe kryetarëve të zgjedhur me votën e demokratëve nga Kuvendet e Degëve Fier, Roskovec dhe Patos.

Eriselda Çelaj, Syrja Misiraj dhe Shezai Sinanaj janë shembuj të qëndresës dhe figura me integritet, me të cilët PD-ja do të fillojë punën për t’u shndërruar sa më parë në një alternativë për njerëzit.

Artikulli paraprak“Këta janë të gjithë të zhytur në korrupsion”/ Basha: Jemi në krah të drejtësisë së re. SPAK nuk është perfekt, por është e vetmja shpresë
Artikulli tjetërKura shekullore që ndihmon në pastrimin e gjakut, ja si ta përgatisni