Ekspozita e Gazmend Lekës, Basha: Me talentin unik ka rikrijuar me efekt ngjethës universin e përjetimeve të luftës së Kosovës!

Kreu demokrat Lulzim Basha së bashku me bashkëshorten e tij, Aurlën dhe profesoreshën e Universitetit të Arteve, Taulanda Jupi kanë vizituar ekspozitën e një prej autorëve më të shquar të artit pamor shqiptar, atë të profesor Gazmend Leka.
Basha shkruan në statusin e tij se ekspozita ‘Abel’ është një dedikim mbi dhimbjen, masakrat dhe viktimat e luftës në Kosovë dhe ofrohet si kronikë dhe përkujtesë e kalvarit të sakrificave të patregueshme e të patreguara të asaj pjese të shqiptarisë, të cilës i’u desh të paguante çmimin më të shtrenjtë për lirinë dhe pavarësinë.
Statusi i plotë i Lulzim Bashës:
Së bashku me Aurelën dhe profesoren e Universitetit të Arteve Taulanda Jupi vizituam sot ekspozitën “Abel” të një prej autorëve më të shquar të artit pamor shqiptar, profesor Gazmend Leka.
Ekspozita “Abel” një dedikim mbi dhimbjen, masakrat, dhe viktimat e luftës në Kosovë, ofrohet si kronikë dhe përkujtesë e kalvarit të sakrificave të patregueshme e të patreguara të asaj pjese të shqiptarisë, të cilës i’u desh të paguante çmimin më të shtrenjtë për lirinë dhe pavarësinë.
Me talentin unik dhe ndjeshmëri mbinjerëzore, profesor Leka ka rikrijuar me efekt ngjethës universin e plotë të përjetimeve të luftës së Kosovës, në një kohë kur është më jetike se kurrë tē mos harrosh, dhe të shkundesh nga kurthi i amnezisë.
Artikulli paraprakNga Saimir Tahiri tek Arben Ahmetaj, ‘shokët’ e dardhave të cilët Edi Rama i ‘lëshoi’ rrugëve për në burg!
Artikulli tjetërMesazhi i Bundestagut përcjellë nga Krichbaum: Në Shqipëri ka shumë Berisha, shumë Tahira e shumë Ahmetaj