Eksperimenti i Morinjos dështoi

Do të ishte disi e ekzagjeruar të quhej një eksperiment, por çfarëdo që të jetë, nuk duhet të ndodhë më. Të paktën që nga minuta e parë. Ibrahimoviç nuk ka qenë kurrë një numër 10 efektiv. Dhe asnjëherë nuk do të jetë. Ai ngadalëson Manchester United. Si rezultat, Ibrahimoviç dhe Lukaku së bashku nuk funksionoi ndaj Burnley.
Mourinho me siguri që e aktivizoi dyshen për arsye se ofensiva e tij linte për të dëshiruar ndaj Leicester, ai donte të kishte dy golashënues të frikshëm në fushë që nga minuta e parë.
Por ai dështoi, diçka që Mourinho e kuptoi shumë mirë dhe për këtë arsye zëvendësoi Ibra-n pas pjesës së parë.
Kur ishin me kurriz nga porta, ata lëviznin në të njëjtat hapësira. Ibra u pa të zbriste shumë thellë për të marrë zotërimin e topit, duke izoluar Lukakun. Mbrojtja e Burnley ishte e mrekullueshme, duke dhënë 100% në çdo dyluftim.
Me rrjedhshmërinë që luajti United pas pushimit, u kuptua shumë mirë se Lukaku dhe Ibrahimoviç nuk mund të luanin së bashku. Mourinho nuk ka folur shumë për Ibrahimoviç gjatë muajit të fundit dhe ky ishte starti i parë i suedezit që nga minuta e parë pas 261 ditësh.

Artikulli paraprak“Rruga e re e Mëndafshit” e Kinës kalon edhe nëpër Kaukaz
Artikulli tjetër11 muaj pa rroga, 1 mijë punonjës drejt Tiranës