Edvin Kulluri: Ky është sinjali i qartë që SHBA dhe BE i kanë dhënë Bashës e PD-së

Sekretari i Marrëdhënieve me Publikun në PD, Edvin Kulluri është shprehur se fakti që kryedemokrati Lulzim Basha është caktuar reporter në Këshillin e Europës për asetet e bllokuara ruse, është një shans i dytë që i jepet PD nga aleatët.

Komentet Kulluri i bëri në Euronews Albania, ku tha se ky është një sinjal që i jepet PD për të qenë një aleat i rëndësishëm dhe i besueshëm i BE-së.

“Ka një vetëpërjashtim të Foltores, të ‘Rithemelimit’. Edhe fakti që Lulzim Basha është caktuar reporter në Këshillin e Europës për asetet e bllokuara ruse është një sinjal i qartë që Partisë Demokratike zyrtare i është dhënë një shans i dytë i rëndësishëm për të qenë një parti partner i besueshëm politik i aleatëve tanë strategjik, por edhe vetë BE dhe kjo është një gjë e mirë.

Ndërkohë që sot më ka lënë pa fjalë postimi i Berishës, aludimet e tij për besëlidhjen e Lezhës dhe situatën e sotme. Ishte një faull besoj i rëndë, që nuk duhet bërë nga politikanë të atij niveli”, tha Kulluri.

Artikulli paraprakNGJARJE HISTORIKE/ Çfarë donte të thoshte Churchill me termin “Perde e hekurt”?
Artikulli tjetërNga ushqimi i mirë deri tek aktiviteti fizik, ja cilat janë 7 zakonet e thjeshta që ndihmojnë në uljen e demencës tek gratë