Edmond Tupja: Shqipja po shkon drejt greminës. Pas 100 vjetësh do pyesim: ‘a flet shqip’?

Shkrimtari dhe përkthyesi, Edmond Tupja, tha në emisionin ‘3D të Alban Dudushit’ në RTSH se gjuha shqipe po përjeton momente shumë të vështira deri dhe dramatike aq sa pas 100 vitesh do të pyesë shqiptari- shqiptarin: “a flet shqip”?

“Çështja qëndron në faktin se shqipja, edhe për shkak të globalizmit po shkon drejt greminës. Pas 100 vitesh do pyesë shqiptari- shqiptarin: “a di të flasësh shqip”? Duhet reaguar. Leksiku i gjuhës shqipe po bombardohet, po ikin fjalë të tëra.

Kryeministri deformon i pari shqipen me fjalë që s’di nga i gjen. S’ka më mënyrë dëshirore në gjuhën shqipe. Habitorja është duke lënguar. Po fshihet. Titrat e mediave janë dramë. Janë analfabetë funksional. Po rrudhet gjuha.’, tha Tupja.

Artikulli paraprakGazetarja: Kemi vendosur njoftime në urbanët e Tiranës, të denoncohen ngacmimet
Artikulli tjetër“Hakmarrja” e PSG-së ndaj Real Madridit për Mbape do të jetë e shpejtë, francezët kanë një objektiv