Edhe ministria e Drejtësisë e konsideron Klanin, Fake-News, mashtroi për të vrarë në protestë

Ministria e Drejtësisë ka reaguar një ditë pas publikimit të lajmit nga emisioni “Stop” ku thuhej se do liroheshin të dënuarit nga burgu i Fierit, për të marrë pjesë në protestë dhe për të vrarë njerëz. Në një reagim për mediat Ministria e Drejtësisë shkruan se ky është një lajm i rremë.

Madje në reagim thuhet më tej se për të parandaluar fenomene të së kaluarës, është vendosur pezullimi i të gjitha lejeve shpërblyese për të gjithë të dënuarit. deri në një urdhër të dytë.

“Duke marrë shkas nga lajmi i publikuar ditën e djeshme në emisionin Stop (TV Klan), se në IEVP Fier janë dhënë më datë 20.06.2019 leje shpërblyese për 40 të burgosur, çmojmë të nevojshme të përgënjeshtrojmë këtë lajm dhe të informojmë publikun se asgjë nga sa është publikuar në lidhje me lejimin e 40 të burgosurve të dalin me leje shpërblyese, nuk është i vërtetë.

Për të parandaluar fenomene të së kaluarës, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve (më datë 07.06.2019, nr. 5211) është vendosur pezullimi i të gjitha lejeve shpërblyese për të gjithë të dënuarit. deri në një urdhër të dytë.

Duke vlerësuar maksimalisht rastin e denoncuar nga emisioni Stop, sot në datë 21 Qershor, Ministria e Drejtësisë me të gjitha strukturat e saj SHKBB dhe ato të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve kanë kryer hetime dhe verifikime dhe nuk rezulton asnjë i dënuar me leje shpërblyese, jo vetëm për IEVP Fier por në të gjithë IEVP-të në vend.

Bazuar në urdhrin e Ministrit të Drejtësisë dhe planit të masave të Drejtorit të Përgjithshëm, si pasojë e zbatimit të regjimit të posaçëm të të dënuarve dhe të paraburgosurve, janë marrë masa shtesë për sigurinë në sistemin penitenciar,”– shkruhet në reagimin e plotë të Ministrisë së Drejtëisë.

Nëj ditë më parë emisioni “Stop” publikoi një mesazh anonym që shkruante se të dënuarit do ët liroheshin nga burgu i Fierit për të shkaktuar rrëmuja në protestën e sotme të opozitës.
Kjo gjë u përgënjeshtrua edhe nga kryeopozitari Lulzim Basha me anë të një lidhjeje telefonike në emisionin “Opinion” një natë më parë.

“Emisioni “Stop” në tv Klan, si dhe emisioni tjetër në Top Channel, dy vegla qorre të propagandës qeveritare në dy televizionet kombëtare, të cilat i janë bashkuar sot korit të sorrave në panik, të qeverisë, për të përhapur panik për ditën e nesërme,”-u shpreh kryeopozitari.
E ndërsa Saimir Kodra në reagimin e tij pak momente pas Bashës tha se ishte detyra e policisë ta vërtetonte përmbajtjen e mesazheve.

Artikulli paraprakBasha: Skenari i dhunshëm i Ramës për të mbytur jehonën e Bild-it dështoi me turp në protestën më gjigande
Artikulli tjetërProtesta/ Dhjetëra mijëra nisin marshimin drejt Parlamentit