Edhe Arsenali në garë për Pulisic

Arsenal është skuadra më e fundit që ka shfaqur interes për të firmosur me Christian Pulisic të Borussia Dortmund, raporton tabloidi anglez “The Sun”. 19-vjeçari ka tërhequr edhe vëmendjen e Real Madrid, Liverpool dhe Tottenham, pas paraqitjeve me ekipin verdhezi. Megjithatë asnjë nga ekipet s’do ta ketë të lehtë, pasi Dortmund e konsideron pjesë të rëndësishme të skuadrës amerikanin.

Artikulli paraprakBenjamin Mendy mungon 9 muaj
Artikulli tjetërStrakosha mund të bëjë gjëra të mëdha