E rëndë/ Makina përplas gruan shtatzënë, vdesin ende pa lindur dy binjakët

Një aksident i rëndë, raportohet të ketë ndodhur në Vushtri të Kosovës, ku një grua shtatzënë është përplasur nga një makinë teksa ishte duke kaluar rrugën.

Mediat vendase shkruajnë se si pasojë e përplasjes, gruaja ka humbur dy bebet e saj që i kishte binjakë, ndërsa vetë ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Më datë 23 është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që i njëjti derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka goditur viktimën femër kosovare-këmbësore, e cila ishte shtatzënë. Dyshohet se viktima ka humbur binjakët e saj ende pa lindur, ndërsa sipas mjekëve vet viktima është në gjendje të rëndë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me vendimin e prokurorit, drejtuesi i mjetit është dërguar në paraburgim.

Artikulli paraprakDaily Mail: Ambasadori i ri i Shqipërisë në Londër u fut në Angli me kamion
Artikulli tjetërFestat e fundvitit dhe buxheti 2024, nënkryetarja e PD, Pampuri: Qindra miliona euro për koncesionet dhe PPP-të, asnjë lek për pensionistët e shqiptarët në nevojë