E KRYER/ Refuzoi oferta nga Turqia dhe Zvicra, ish-mesfushori i Kombëtares pranë kalimit tek klubi italian

Ish-mesfushori i Kombëtares kuqezi, Emanuele Ndoj do të jetë pjesë e Katanias në Serinë C italiane për pjesën e mbetur të sezonit.

Futbollisti do të nënshkruajë një kontratë deri më 30 qershor 2024.

Ai vjen si lojtar i lirë tek klubi italian, ndërsa pjesën e parë të sezonit luajti me Breshian në Serinë B. Ai bëri 28 paraqitje me këta të fundit duke shënuar 2 gola.

Rikujtojmë që Ndoj pati oferta të rëndësishme nga liga turke dhe zviceriane por preferoi të ishte pjesë e Katanias.

Artikulli paraprakFletushkat e reja në veri në Kosovës! Grupi “Mbrojtja Popullore” shpërndan udhëzime si qytetarët serb të mos i binden policisë: Kur sheh efektivin shaje dhe…
Artikulli tjetërHaku i Qytetarëve Shqipëtarë do i nxjerrë lakuriq, boll më me zullumqarë të pangopur!