Dyfishohet çmimi i fasuleve në Maliq, shkak thatësira gjatë pranverës

Rritet ndjeshëm çmimi i fasules së prodhuar në fushën e Maliqit. Nëse vitin e kaluar fasulja e kultivuar në fushën e Maliqit është tregtuar me 250 deri në 300 lekë/ kg, sivjet për shkak të thatësirës së madhe dhe prodhimit të pakët fermerët po e tregtojnë atë me dyfishin e çmimit, që kap vlerat 500- 600 lekë/ kg.

Sipas Drejtori të Sektorit të Bujqësisë në Bashkinë e Maliqit, Arben Dulellari, një tjetër arsye për rritjen e çmimit të fasules është cilësia e lartë dhe rritja e mundësive për ta eksportuar atë drejt Kosovës apo Maqedonisë së Veriut.

Fasulja kultivohet masivisht në fushën e Maliqit, kryesisht në fshatrat Pirg, Vreshtas, Libonik dhe Pojan, por këtë vit ndryshimi i menjëhershëm i temperaturave, shkaktoi një sërë sëmundjesh te fasulet, sëmundje që i prekën që në fazën e çeljes së lules.
Në gjithë fushën e Maliqit kultivohen 180 hektarë me fasule, e cila tregtohet në tregjet vendase, por edhe të huaja.

 

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=629&loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fdyfishohet cmimi i fasuleve ne maliq shkak thatesirat gjate pranveres%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb

 

Artikulli paraprak5 Shenjat Shqetësuese të Gërrhitjes tek Fëmijët
Artikulli tjetërBiseda Messi-Zidane: Të admiroj, pata fatin të luaja me ty!