Dybala po përjeton një ánkth të madh, del përgjigja e testit të Covid-19 për herë të katërt

Paulo Dybala është duke përjetuar një ánkth të madh pasi prej më shumë se një muaji, korònavirusi nuk po zhduket nga trupi i tij. Vërtetë e habitshme ajo që po ndodh me yllin argjentinasit, pasi nga eksperiancat e tjera, shihet se virusi famë keq zhduket nga trupi i njeriut për afro 2 javë, ndërsa sulmuesi bardhezi vijon ta ketë ende.

Dybala ka testuar pozitiv me COVID-19 për herë të katërt në gjashtë javë. Lajmi është bërë publik nga programi spanjoll E”l Chiringuito”.

Kjo do të thotë se futbollisti nuk ka qenë në gjendje të largojë virusin dhe kjo gjë mund të kërkojë trajtim më intensiv. Kjo gjendje e tij, i zbeh shanset, për tu rikthyer në fushë këtë sezon. Mbetet të shihet me mjaft kuriozitet se çfarë do të bëjë Juventusi nëse ky lajm konfirmohet.

Artikulli paraprakVideo/ Prerja e pyjeve s’do t’ia dijë për pandemi: “Masakër” në Librazhd nga firma e lidhur me Taulant Ballën
Artikulli tjetërVideo/ Gjata: S’kanë sy për të varfërit, por vetëm për konçensionet…