Dy shpërthime të fuqishme trondisin Lezhën

Qytetarët në panik kanë dalë nga shtëpitë, nd♪7rsa nuk ka një njoftim zyrtar ende nga policia.
Mbrëmjen e sotme në Lezhë, banorët të tmerruar kanë lënë banesat e tyre pasi kanë dëgjuar dy shpërthime të fuqishme në pak minuta.
Shpërthimet misterioze ende nuk dihen si kanë ndodhur ndërkohë policia ka shtrirë patrullimin në të gjithë qytetin si dhe në zonat rurale.

Pavarësisht orëve që kanë kaluar ende nuk ka asnjë shpjegim dhe pistë se si kanë ndodhur shpërthimet.
“Ishte nga ajri dhe kanë shpërthyer në ajër. Ishin dy goditje punë sekondash. Kam lajmëruar operativin e zonës, ata thanë nuk dimë asgjë.

Ne kishim frikë, mos vjen ndonjë tip cunami. Dolëm jashtë nga frika, por nuk pamë gjë, për mua ishin goditje nga ajri”- thanë banorët për abcnews.
Dy shpërthimet e fuqishme u ndjenë në zonën e Lezhës rreth orës 19:40 dhe 19:41 minuta në Shëngjin, Ishull Shëngjin dhe Ishull Lezhë

Artikulli paraprakFaqja e pare
Artikulli tjetërEurostat: Shqipëria e gjashta në botë për emigrqcion masiv/ Basha: Ka ardhur koha të largojmë Ramën dhe të sjellim shpresë e zhvillim!